Friday, March 15, 2013

George Clooney sërish beqar: “Bukuroshja Keibler kërkonte kurorë dhe fëmijë”


 
clooney-StacyGeorge Clooney edhe pse konsiderohet si një ndër meshkujt më të adhuruar nga femrat, ai duket se nuk është ideali për to. Kjo pasi nga një partnere ai nuk kërkon të krijojë familje dhe kjo ka qenë arsyeja që ai është ndarë edhe nga Stacy Keibler, partnerja me të cilën ishte lidhur që nga korriku i vitit 2011.
Burime pranë tyre bëjnë me dije se aktori 51-vjeçar dhe bukuroshja Keibler kërkonin gjëra të tjera nga lidhja.
“Ata të dy e dinin që nuk do të martoheshin kurrë dhe nuk do të kishin fëmijë, por Stacy donte një bashkëshort dhe një familje në vitet e ardhshme.”, është shprehur burimi për mediat Rozë.
Megjithatë aktori i famshmëm , në mënyrë që të zbusë pak ndarjen, i ka bërë dhuratë ish të dashurës së tij një apartament dhe disa bizhuteri të kushtueshme me të cilat ajo është ngushëlluar. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment