
Kështu, pas vendimit të marrë nga fuqitë e mëdha si, Amerika, Franca dhe Anglia për të armatosur me armatim të rëndë kryengritësit në Siri, situata po del jashtë kontrollit.
“Forcat e Armatosura të Sirisë, kanë përballuar me sukses disa nga këto banda terroriste dhe kanë varë me mijëra anëtar të tyre. Deri në këtë moment, Forcat e Armatosura kanë treguar durim dhe nuk kanë sulmuar bandat që ndodhen në territorin e Libanit, me qëllim që t’i pengoj për të mos hyrë në Siri. Por kjo nuk mund të vazhdoj gjatë, shumë shpejtë do të ketë përgjigje të fuqishme”, njoftoi Ministria e Jashtme e Sirisë nëpërmjet agjencisë SANA.
“Këto banda terroriste ndodhen në territorin e Libanit dhe ushtria jonë e di shumë mirë, pasi po i ndjek me vëmendje”, thuhej më tej.
Nga ana tjetër Ambasadori Ali Abdul Karim Ali, i Damaskës në Bejrut, deklaroi se i dorëzoi një ultimatum Ministrisë së Jashtme të Libanit.
“Shpresojmë se ushtria e Libanit, do të përgjigjet pozitivisht ndaj ultimatumit tonë dhe do ta marrë atë parasysh në këto akte që rrezikojnë sigurinë e dy vendeve. Në rast të kundërt do ta marrin në dorë situatën Forcat e Armatosura të Sirisë”, deklaroi ai në kanalin televiziv Al-Majantin. Illyrians Page.
No comments:
Post a Comment