Tuesday, March 12, 2013

Koreja e Veriut: “Kufiri me Korenë e Jugut konsiderohet zonë lufte dhe fushëbeteje”

 

 
APTOPIX South Korea North Korea MissileSituatë tejet e tensionuar nga gadishullin korean!
“Për shkak të karakterit provokues të stërvitjes ushtarake “Foal Eagle” dhe “Key Roslve” që kanë nisur të zhvillohen midis Forcave të Armatosura të SHBA-ve dhe të Kores së Jugut, të gjitha zonat përreth Kores së Veriut, janë kthyer në zona lufte”, njoftoi agjencie telegrafike shtetërore e Kores së Veriut.

Po sipas të njëjtës agjenci, ushtria e Kores së veriut dhe skuadrat paramilitare veprojnë sipas plantit operativ luftarak që është miratuar nga Komandanti Suprem Kim Jiong Oung. Njerëz të gjithë grupmoshave të çdo profesione dhe gjinie, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u radhitur në radhët e ushtrisë për të “zhdukur nga faqja e dheut provokatorët siç janë imperialistët amerikanë dhe aleatët e tyre, përfshirë dhe pushtetin e Koresë së Jugut që përbehet nga marionetë. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment