
Gjithashtu, udhëheqja e Koresë së Veriut zyrtarisht thyen armëpushimin që ka ekzistuar që nga viti 1953, i cili praktikisht i dha fund luftës së Koresë, me krijimin e mëvonshëm prej 250 km zonë e demilitarizuar DMZ të paralelit të 38!
Praktikisht i shpalli luftë Kores së Jugut, edhe pse nuk kanë filluar ende luftën!

Ekzistenca e “telefonit të kuq”, ishte instaluar si kriter besimi për komunikim të menjëhershëm ndërmjet dy palëve për të qetësuar situatën ndërmjet tyre në rast të një tensioni të rëndë!
Mësohet gjithashtu se Forcat e Armatosura të Kores së Veriut, janë në gatishmëri nr 1 duke u instaluar në pozicione lufte përgjatë kufirit midis dy vendeve!
Analistët pohojnë, se situata u tensionua edhe me shumë ngaqë Forcat e Armatosura të Koresë së Jugut po kryejnë një hyper stërvitje me përfshirjen e të gjitha aftësive luftarake, det, ajër, tokë me pjesëmarrjen e një numri shumë të madh të njësive luftarake të aviacionit amerikanë.
Ishte pikërisht kjo lëvizje që “shqetësoi” Korenë e Veriut e cila ka kërcënuar deri dhe me luftë nukleare.
Nga ana e saj OKB-ja me një urdhër “rrufe” duke vendosur sanksione ekonomike ndaj Piungjang. Illyrians Page.
No comments:
Post a Comment