Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora do të përfitojë plot 750 mijë dollarë nga mbretëresha e pop-it Madona. Sipas mediave britanike, këngëtarja e re ka nënshkruar një marrëveshje për të qenë modelja e linjës së rrobave të Madonës, “Material Girl”.“Lourdes është fanse e Ritës dhe ka qenë e pranishme në shumë koncerte të saj. Ajo e bindi të ëmën për të takuar atë. Rita rrëmbeu këtë mundësi pasi ajo është fanse e madhe e mbretëreshës së muzikës. Ajo gjithashtu beson se kjo do t’i hapë rrugën e suksesit në SHBA, ashtu siç njihet në Britaninë e Madhe”, është shprehur një burim për pretigjiozen “The Sun”. Illyrians Page.
No comments:
Post a Comment