Saturday, March 16, 2013

Bieber dhe Selena kunder njeri-tjetrit ne Disney Awards

Ish të dashuruarit, Justin Bieber dhe Selena Gomez, pritet që të përballen kokë më kokë për një prej çmimeve kryesore në edicionin e sivjetmë të Disney Awards.

Çifti i njohur për romancën e tyre dyvjeçare është ndarë para pak kohësh dhe është Radio Disney Awards që do të vë përballë njëri-tjetrit Justin Bieber dhe Selena Gomez, për çmimin e yllit që ka më shumë fansa.

Në kategorinë e grupeve më të pëlqyera nga fëmijët dhe tinejxherët janë One Direction dhe The Wanted, ndërsa për këngën e vitit garojnë Taylor Swift me “I Kneë You Were Trouble” dhe Justin Bieber me këngën “Beauty and a Bee”.

Votimi online për ceremoninë që mbahet më 13 prill në Nokia Theatre të Los Angelesit do të mbyllet më 14 prill. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment