
Ne fakt, nuk behet fjale per disa qytetare te thjeshte ne nevoje, por per pjesetare te nje organizate, qe, deri ne 21 shtator te vitit te kaluar kane qene ne listen e organizatave terroriste te Departamentit Amerikan te Shtetit. Historia e kesaj organizate eshte shume e gjate dhe me komplikime diplomatike dhe ushatarake nderkombetare.
Muxhahedin Khalik ose Organizata e Popullit Muxhahedin te Iranit, i njohur nderkombetarisht si MEK, e drejtuar nga marksiste islamike, ishte mbeshtetese e revolucionit islamik iranian ne 1979-n, por, pas prishjes se marredhenieve me regjimin e ri islamik, ata u larguan ne Irak dhe u moren ne mbrojtje nga Sadam Hussein gjate luftes mes Irakut dhe Iranit.
Ne 97-n, ata u shpallen nga Shtetet e Bashkuara si organizate terroriste, por qe prej 2003-shit, pas rrezimit te Sadam Hussein, organizata shpalli carmatimin dhe konsiderohet si opozita ne ekzil e regjimit te presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad.
Me nje mbeshtetje te forte diplomatike ne Washington, administrata e presidentit Obama e hoqi vitin e kaluar nga lista e organizatave terroriste, pavarësisht thirrjeve te Teheranit per te mos e ndermarre kete veprim. Per largimin e tyre nga Iraku, ku jane te strehuar ne nje ish-baze ushtarake amerikane, po negociohej nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit dhe, pas Parisit, ku jane vendosur drejtuesit e organizates, deri tani vetem Shqipëria ka marre persiper te strehoje anetaret e ish-organizates terroriste.
Siç thuhet ne njoftimin zyrtar te takimit te Kryeministrit me Zëvendësndihmëssekretaren e Shtetit dhe zyrtare te larte te Kombeve të Bashkuara, ky premtim i ishte dhene Departamentit të Shtetit nga Kryeministri Berisha, gjate vizites se Hilary Clinton ne Tirane. Me strehimin me statusin e refugjatit, Qeveria shqiptare duket se ka marre nje plus qe i duhet ne Washington. Zyrtarja e larte e Departamentit te Shtetit, Barbara Leaf,- i tha Kryeministrit Berisha, se Shtetet e Bashkuara se me lidershipin qe po deshmon per kete çeshtje, ai po tregohet nje mik i vertete i Shteteve te Bashkuara. Illyrians Page.
No comments:
Post a Comment