Saturday, March 16, 2013

Lajm i fundit, Greqi: Alarm në burgun e Malandrino, Alket Rizai mbanë pengje me një bombe dore!


 
AlketMediat greke bëjnë me dije se pak më parë është dhënë alarmi për pengmarrje në burgun e Malandrino!
Autori i kësaj pengmarrje është shqiptari i njohur Alket Rizai, frika dhe tmerri i policisë greke, i cili konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm me akses penal në vend.

 
Bëhet e ditur se Rizai ka mundur të fusë një bombë dore në burg, me të cilën dhe ka marrë pengje 3-4 roje burgu dhe të burgosur të tjerë.
Rizai kërcënon se do ti hedh në erë pengjet e tij. Në burgun e Malandrino janë grumbulluar forca të shumta policie.
Alket Rizai veç çështjeve të shumta penale në ngarkim, dallon nga të gjithë pasi ishte ai i cili organizoi arratisjen spektakolare me helikopter sëbashku me një tjetër të burgosur të famshmin Basili Paleokosta, i cili ende vijon të jetë i lirë. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment