Ka befasuar mbarë botën refuzimi i Presidentit të Qipros, N. Anastasiadis të ofertës së Gazprom për të shpëtuar konfiskimin bankar!
Lajmi u transmetua nga kanali televiziv i Qipros “STIGMA”, ku në transmetimin e reportazhit bëhej e ditur se sipas rrjedhjeve nga presidenca: “Presidenti nuk do ta diskutoj këtë version, pasi do që zgjidhja të vij nga Europa!”.
Menjëherë pas lajmit të refuzimit të ofertës së Gazprom, doli në një konference urgjente për shtyp kreu i Unionit të Bankave Rajonale të Rusisë, Anatoly Anksakov, anëtar i këshillit të lartë të Bankës së Rusisë dhe anëtar i Unionit të Sipërmarrësve dhe të Industrisë së Rëndë, i cili duke folur për Interfax pas mbarimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë Anastasiadi dhe pas Eurogrup për konfiskimin e një përqindje të depozitave bankare, e quajti sistemin bankar të Qipros: “Të pabesueshëm”, madje iu drejtua qytetarëve rusë: “I këshilloj qytetarët rusë të tërheqin të gjithë kapitalet e tyre që ata kanë në bankat e Qipros menjëherë”./alb-observer.com/
Ndërkohë i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Vladimir Putin i cili i telefonoi presidentit qipriot Niko Anastasiadi duke i thënë: “Nëse miraton këtë projekt ligj, më mirë vendos një flamur gjermanë në Presidencë. Nuk ke kuptuar se me këtë vendim shkatërron vendin tënd!
Illyrians Page.
No comments:
Post a Comment