Wednesday, March 13, 2013

NASA pranon zyrtarisht: “Në mars ka ujë dhe ka ekzistuar jetë”



 
NASA 1Sipas një njoftimi zyrtarë të NASA-s, është shumë e mundur që në mars të ketë ekzekutuar jetë!
NASA referon në njoftimin e saj se në Mars ka ekzistuar jetë, me një shumëllojshmëri mikrobesh. Kjo rezultoi nga një kampion shkëmbi që u analizua nga aparaturat specifike kompjuterike që pashët pajisur roboti hapësinor Curiosty që kooperon aktualisht në mars.
“Një pyetjeje themeltare të cilës misioni i Curiostiy duhej ti përgjigjej, ishte nëse kushtet e planetit Mars, do mund të ishin të përshtatshme për ekzistencën e jetës: duke u bazuar në gjithçka dinim deri më sot, përgjigja është pozitive”, deklaroi në një konferencë për shtyp shkencëtari, Michael Mayer, kreu i misionit të Curiosity.Mars

 
Aparaturat e Curiosty analizuan kampionin e parë që u morr nga brendësia e një shkëmbi në talentin e kuq. Ky shkëmb ndodhej në fund të një rrejti lumenjsh të hershëm, të cilët do mund të ofronin përbërjet kimike dhe kushte të tjera të përshtatshme për jetën e mikrobeve, shpjeguan hulumtuesit.
Kampioni i gurit, përmban argjile, që u krijua në ujë, sulfate minerale dhe substanca të tjera kimike.
“Shtresat argjilore përfaqësojnë të paktën 20% të përbërjes së kampionit”; shpjegoi Davide Blask i NASA-s, që punon mbi aparaturën “Chemi”, e cila realizoi dhe analizat kimike.
Për më tepër, ky mjedis i lashtë i lagësht, në kundërshtim me rajone të tjerat që tashmë janë vërejtur në Mars, nuk ishte kryesisht oksiduar, pra e aciduar ose shumë e kripur, shpjegoi më tej hulumtuesi.
“Ne mund ta pinim këtë ujë”, tha John Gkrotzingker, një tjetër shkencëtar i misionit të Curiosity, gjithashtu duke deklaruar se aparaturat e Curiosity nuk mund të përcaktojnë trupat apo llojin e jetës mikrobike. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment