Friday, February 26, 2016

Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit!






 




Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit!
Kemi të bëjmë me një rast unikal të ekzistestencës të parardhësve tanë, ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra e mijëra kilometra larg, që mund të hedh dritë mbi historinë e tyre, por edhe mund të pasurojë historiogrfinë tonë. Ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.


Zbulimi
Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Hindokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar skenaristi amerikan Xhejms Hilton, i cili xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.


Illyrians Page



Hipoteza më e qëndrueshme, pasardhës të ushtrisë së Aleksandrit
Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon, ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzjerë dhe nuk shkruhet.

Gjuha, shumë fjalë janë rudimente të shqipes
Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).
Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj, që nuk para i kultivojnë vendësit. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.



Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq. Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht). Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.


Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.



Konkluzionet e një dijetari


Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione: Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.




Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar
Pasardhësit e ilirëve reaguan ndaj futjes së fesë myslimane. Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre.
Numri i tyre është 50 mijë. Janë të gjatë, të bardhë, me mollëza të kuqe. Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri, me flokë gështenjë, që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe. Janë 99% vegjetarianë.


Aleksandri i Madh i Maqedonisë

Aleksandri i Madh i Maqedonisë lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356 p.e.r. Prindërit e tij ishin mbreti i Maqedonisë Filipi II dhe nëna e tij princesha e Epirit, Olimpia. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Aleksandri i Maqedonisë fliste një gjuhë që nuk e kuptonin autorët antikë, që ishte ilirishtja.
Në 340 p.e.r. pas vdekjes së të atit, Filipit II, i biri në moshën 32-vjeçare u ngjit në fron për të vazhduar taditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

Gjuha e Aleksandrit, shqipja


Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja; Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-europian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikuitetin botëror të kohës.

Thursday, December 25, 2014

Flamuri shqiptar si temë ne disa vepra të Rilindjes Europiane

Në ekspozitën që po shfaqet në Muzeun Metropolitan ne New York edhe piktura “Mundimi i Krishtit” që ka në qendër të saj pikërisht flamurin shqiptar

Këto ditë në Muzeun Metropolitan në New York, është e hapur ekspozita e rrallë e mjeshtrit flamand, Pieter Coecke van Aelst, (1502-1550) … Një ngjarje në botën e arteve figurative kjo, sepse në këtë po ekspozohen nëntëmbëdhjetë tapete të famshme te ketij mjeshtri si dhe tridhjete piktura dhe vizatime nga ky mjeshter i madh që ka frymezuar artin e Rilindjes ne Evropen Veriore!…Ekspozita eshte e hapur deri me 4 Janar 2015 dhe e vecanta e saj eshte se aty jane mbledhur tapetet e famshme te tij qe i kane sjelle nga Muzeumet e Madridit, Seviljes, Vjenes, Kelnit, Parisit e Romes!Per here te pare ne nje ekspozite te vetme!Po ashtu disa nga tridhjete pikturat qe jane sjelle aty ato jane nga koleksione private qe ja kane besuar vetem Muzeut Metropolitan te New Yorkut!Ndoshta nje shans ne jete ky!?Vetem ketu mund te shihen!…Shkova te kjo ekspozite me shprese te shikoja nje pikture qe kam enderruar ta shoh, por kurre s’ma mori mendja qe do e gjeja aty ate pikture te rralle!… Fjala eshte per nje pikture qe e kane permendur Faik Konica dhe Petro Zheji dy studiues shqiptare te medhenj!…Piktura “Mundimi i Krishtit” qe ka ne qender te saj pikerisht flamurin shqiptar!?…
Duke qene se ne kete ekspozite kishin mbledhe punet e mjeshtrit flamand nga Muzeumet e krejt Evropes si dhe nga koleksioniste private, ishte me te vertete fat kundrimi i veprave te tij sepse zor se behet me e mundur një ekspozite e tille!Flamuri me shqipen dy krenare, e zeze ne fushe te kuqe ka qene flamur i legjioneve romake qe vinin nga Iliria… Legjionaret Iliriane mbanin kete Flamur… Kur Diokleciani u be Perandor eshte fakt i njohur se ai nuk u besoi rojeve romake dhe per sigurine e vet, per ta ruajtur solli iliret e vet ne Garden Pretoriane qe nga ajo kohe ky Flamur u be Simbol imperial!… Kjo pastaj u be tradite dhe vazhdoi me shekuj por edhe mbas mbas renies se Romes tradita e Fl;amurit kuq e zi si simbol mbetet!…Mbetet si simbol edhe kur krijohet Perandoria e Shenjte Romake qe ka pikerisht kete flamur!?… Perandoria e Shenjte Romake eshte krijuar ne 25 dhjetor te vitit 800, ne kohen kur Papa Leoni III shpalli perandor te shenjte pikerisht Galin. Karlin e Madh Perandor , (Karolus Imperator Augustus), ne perpjekje per te Ringjallur Perandorine Romake … Eshte quajtur ashtu se kishte bekimin e Papatit!…
Shqipja dykrenare si simbol vjen nga kohera shume te lashta, ne kete shkrim permbledhtazi do mundohem te bej nje paraqitje…Pas Romes e ndeshim si simbol te Perandorise Bizantine kur shqipja dykrenare behet per here te pare simbol ne vitin 1057, nga perandori Isak Komnei i Pare, perandor me origjine ilire qe sundoi vetem dy vjet por themeloi dinastine e famshme te Komnejve e cila do sundonte shekuj me rradhe… Ky perandor e beri kete simbol te familjes se vet, nje simbol te krejt Perandorise Bizantine… Shqipja dykrenare shihet edhe ne ceremonine e kurorezimit te perandorit te fundit te Bizantit Konstandinit 11 i cili u kurorezua ne vitin 1449… Pra ne nje kohe me Skenderbeun, Heroin tone Kombetar i cili zgjodhi pikerisht kete simbol shekullor te pellazgeve dhe ilireve duke e bere edhe simbol te Arberit…


Nje tjeter fakt interesant rreth flamurit tone ndeshet ne vitin 1510 kur Merkurio Bua, (Mercurio Bua), emerohet komandant i ushtrise venedikase edhe aty Perandori Maksimilian I i jep flamurin qe e kam sjelle ne kete shkrim ne foto!?… Merkurio Bua, (Mercurio Bua), ishte shqiptar nga familja e famshme e Bua…Gjin Bue Shpates e po ashtu ka gjak edhe nga familja e tjeter e famshme shqiptare e Arianiteve!Shenimi ne librin qe kam hasur, (ne anglisht), thote…
“Born in Nafplion in the Peloponnese Bua was a member of Albanian or Arvanitian Bua and Arianiti families. His father was Theodorus Bua, also a stradioti, cowarrior of Krokodeilos Kladas. His uncle Constantine Arianiti, a nobleman of the Holy Roman Empire, was the Count of Montferrat. Due to his martial prowess, he was eventually made Count of Aquino and Roccasecca (of the Holy Roman Empire). In 1519, he married the Greek Maria Boccali, the daughter of Niccolò Boccali. Maria died in 1524 leaving one son with the name Flavio. She was buried in Santa Maria di Treviso. In 1525 Mercurio married Elisabetta, daughter of Alvise Balbi. With her Mercurio had four children: Helena Maria, Curio, Polyxena and Alessandro. Elizabeth died in or before 1528. “Lindur në Nafplion Peloponezit në Bua ishte pjesetar I familjes shqiptare apo Arvanitase Bua dhe familjes Arianiti. Babai i tij ishte Teodor Bua, edhe një stratiot bashkeluftetar i Krokodil Klades. Xhaxhai i tij Constantine Arianiti, një fisnik i Perandorisë së Shenjtë Romake, ishte Kont i Montferrat. Për shkak të aftësitë e tij ushtarake, ai u bëri përfundimisht Kont i Aquino dhe Roccasecca (te Perandorisë Romake të Shenjtë). Në 1519, ai u martua me Maria Boccali greke, bija e Niccolo Boccali. Maria vdiq në 1524 duke lënë një djalë me emrin Flavio. Ajo u varros në Santa Maria di Treviso. Në 1525 u martua me Elisabetta Mercurio, bija e Alvise Balbi. Me Mercurio saj kishte katër fëmijë: Helena Maria, stringël, Poliksena dhe Aleksander. Elizabeth vdiq në 1528.
image1(1)Kurse per kete flamur thuhet keshtu:”Flag given in 1510 to Mercurio Bua by Emperor Maximilian I. It features a double-headed eagle, symbol of both Byzantium and the Holy Roman Empire, the Cross of Burgundy and four “B”s or firesteels, used in the Palaiologos arms, but also linked to the House of Habsburg’s… “Flamuri i dhene me 1510 Merkur Buas nga perandori Maksimilian I. Shqipja dykrenare simbolizon te dyja Bizantin dhe Perandorine e shenjte Romake, kryqin e Burgundit, dhe kater “B” ose ganxhat e celikta simbole te autoritetit te Paleologeve, po ashtu lidhen me shtepine e Hausburgeve”?!…
Ne kohen kur ka pikturuar Pieter Coecke van Aelst Perandoria e Shenjte Romake Ishte ne kufi me Qytetin ku jetonte ky piktor… Pervec asaj Pieter Coecke van Aelst ka qene shumë i ditur ka njohur shume mire historine!… Ka njohur disa gjuhe dhe ka bêre perkthime qe permenden dhe sot… Ne ate kohe Flamuri Kuq e Zi me Shqiponjen dykrenare njihej mire ne Evrope fale Stratioteve Shqiptare!Sidomos ne brigjet e Frances dhe asaj qe ne vone njihet si Belgjike…
Per shembull eshte fakt i njohur qe Portin e Kalese ne France, perballe Anglise, per shekuj me rradhe e kane mbrojtur garnizonet stratiote!?…
Gjithsesi tema e stratioteve eshte teme me e gjere dhe meriton nje trajtim me te thelle!…
Per fat te mire koheve te fundit shume nga Librarite e pasura te evropes kane dhene mundesi qe nepermjet internetit te shikojme disa libra te rralle dhe te gjejme dokumente qe as kemi enderruar me pare ti shohim!Koheve te fundit Biblioteka Kombetare e Spanjes lejoi falas ne internet qe te shohim disa harta dhe grafika te viteve 1500-1600…Ne ato gragika eshte porttretizuar edhe Shqiperia dhe shqiptari…Nje pasuri e rralle kjo per kersherine e studiuesve dhe dashamireve te Shqiperise dhe shqiptareve…Po I sjell bashkengjitur me kete shkrim…
Dhe kane mbajtur kete Flamur…

Friday, October 17, 2014

Shqipëria natyrale

Shqipëria natyrale

 
Njeri nga shumë propozimet e kursit të kufinjve e Shqipërisë natyrale
Një propozim tjetër
Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.

 

Historia

Historia para pavarësisë

Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndare në disa sanxhakë : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë.

Pavarësia dhe ndarja e territoreve

Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.

Pasojat e ndarjes së shqiptarëve

Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.

Lufta në Kosovë

Kosova qëndroi si pjese e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia

Lufta në Luginën e Preshevës

Lufta në Republikën të Maqedonsië

Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.

Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë etnike (1941-1945)[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqipëria (1941-1945)
Historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.
Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.
Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.
Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.
Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë. Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar. Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.

Rrymat për bashkim etnik

Rrymat për bashkim etnik ndahen në dy grupe : Ekstremiste dhe Liberale. Ekstremistet përfaqësohen nga organizatat e ndryshme të mërgimit, organizatat ilegale në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ato kërkojnë bashkimin etnik me ane të dhunës, prandaj ato janë quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE. Liberalet kërkojnë një bashkim etnik gradual të bazuar mbi diplomacinë dhe fitimin e të drejtave të shqiptareve kudo në Ballkan. Liberalet përfaqësohen nga LDK, PDK, AAKKosovë. PDSH,BDIMaqedoni. PD, PBK, PBKD, PLL, PDI dhe LZHKShqipëri. Partitë shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës bëjnë pjese në këtë grup.

Krahinat shqiptare

Shqiptarët në Mal të Zi

Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 7% te popullsisë, dhe jetojnë kryesisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit. Për shkak të diskriminimit në pothuajse të gjitha sferat, ekonomike, sociale, kulturore e politike, një shumicë e Shqiptarëve janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta duke kërkuar një të ardhme më të mirë kryesisht në vendet e Evropës Perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kanadë. Por edhe me kalimin e viteve dhe me “demokratizimin” e vendit, pozita e Shqiptarëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.

Shqiptarët në Sanxhakun e Pazarit të Ri

Sanxhaku i Tregut të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është Tregu i Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna : Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.[1]
Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.
Ky rajon ngushtë i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me pozitën e sajë është ngushtë e lidhur me Dardaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm, me atë që hasim në Kosovë.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike : Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka" ; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve të Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimit për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi ; Ibër- i bardhë ; Vapë - vapa, -ë ; Peshter : Pesh- peshë ; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.[1]
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37.775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27.980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjatë sundimeve Otomane) dhe të 19.795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).[2]
Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dukagjinit.

Friday, September 26, 2014

Aleksandri ose Leka i madh ishte ILIR

 

Aleksandri ose Leka i madh ishte ILIR



Aleksandri i Madh, për të cilin grinden grekët dhe maqedonasit prej vitesh..Ai mund të jetë veç ILiro- shqiptar. Kjo është përforcuar me një serë faktesh dhe argumentesh.
Aleksandri i Madh, i cili ka lënë gjurmë në historinë botërore edhe 2000 vjet pas vdekjes së tij, nuk ishte as grek as maqedonas por me origjinë Ilire.
Sipas fakteve që nxirren në këtë Enciklopedi, origjina e babait të Aleksandrit , pra Filipit ishte ilire, ndërsa Olimbia nëna e Aleksandrit, gjithashtu ishte bijë e prindërve ilirë.

Më tej thuhet se Aleksandri i ngjante shumë nënës dhe dajave të tij nga fisi ilir i epiriotëve. Aleksandri mbante brirët e cjapit, një përkrenare e mbajtur më pas nga Pirroja i Epirit dhe Skënderbeu. Gjuha që fliste Aleksandri me miqtë ishte ilirishtja e vjetër e dialektit gegë , ndërsa greqishten ai e mësoi nga Aristoteli. Një tjetër fakt është se në vitin 1925 , kur Shqipëria drejtohej nga Ahmet Zogu monedhën shtetërore ai e quajti Lek për nder të Aleksandrit të Madh dhe në monedhat e para ishte fytyra e tij. Kur Shqipëria e kishte këtë monedhë, Greqia e Maqedonia nuk e kishin ende.
Diplomacia gjerë mes Aleksandrit dhe ilirët vetëm sugjeron se Aleksandri ishte vetë ILir .
Aleksandri Bashkë me fiset ILire kan pushtuar Botën e atëhershme.
Kur shikon në një hartë të përparimeve të tij , kaq të çuditshme të mjaftueshme Illirija dhe Epiri nuk është i prekur nga ushtrija e tij . Aleksandri i ka konsideruar si vëllezërit e tyre, sepse ata ishin të gjithë ILirë, pra (I njëjti GJAK). Aleksandri nuk mund të pushtonte vendin e tij . Kjo është arsyeja pse ILirija dhe Epiri, ka mbetur e paprekur në pushtimet e Aleksandrit të madh.
Nje fakt tjetër: Krye-heroi jonë shqiptar Gjergj Kastrioti e mori llagapin Skënderbe në bazë të Lekës së Madh. Skënder është versioni turk për emrin Lekë/Aleksandër. Skenderbeu në letrën e tij Alfonsit V, thotë për vetën e vet se është stërnip i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.
Marin Barleti përmend 3 emra për përkatësinë e Skënderbeut: arbër, maqedon dhe epirot. Në atë kohë ende nuk kishte dalë në skenë emri shqiptar dhe Skënderbeu e quante vetën maqedon. Fakti se pasardhësit e Skënderbeut dhe të bashkëluftëtarëve të tij e quajtën vetën shqiptarë ndërsa një pjesë e bullgarëve, pas Luftës së Dytë Botërore (1945), vendosën ta quajnë vetën maqedonë, është një gjë që nuk ka ndodhur vetëm në këtë pjesë të globit..
Pretendimi i kombeve ballkanike për Aleksandrin e Madh është i ligjshëm/Grekët i japin të drejtë vetit ta quajnë Aleksandrin e Madh grek vetëm pse gjuha e diplomacisë së tij ishte greqishtja antike. Harrojnë se Demosteni mbante mitingje për rrezikun që kanosej nga pushtimi i Filipit II, babës së Lekës së Madh. Kjo është sikur italianët ta pretendojnë Skënderbeun pse gjuha e diplomacisë së tij ishte latinishtja

Edhe Homeri paska folur serbisht ?



homeriNga Fahri Xharra 
Luis Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).
A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARË”.
Pa dashtas  ,më vjen një pyetje : Pse ky ndryshim në mes  të serbeve dhe nesh ? Deri  sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen  edhe në historinë e vjetër  ,deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori  pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët ,edhe pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes  dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e osmanlive në këto anë.  A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon ,që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e  mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.
Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne  i kemi faktet  dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. Shkrimi  im nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise  serbe në vjedhjen e historisë sonë, një gërvishtje për të ngjallur kërshërinë për të kaluarën tonë.
“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig).
E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë ,i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb, jo grek  jo turk)  na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?
Ne ishim të nënshtruar, ne ishim  fatkeq  ne ishim të pa fuqishëm ,dhe historianët ( serbët ,grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh ishin aq të  padrejtë, sa  terësia e jonë historike  u copëtua në copëza të pa përfillëshme. Po sot ,ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne ,apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve  për shkruerjen e historisë sonë ?
Një shkrim në një gazetë zvicërane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit per  Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët . Jo nuk ka ngjallur zemërim ,por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur,që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët ,i kemi historianët tonë  edhe ne  dijmë  kur të “ zemrohemi.”
Për  përshkrimin e ndërgjegjëshëm të pandërgjegjshërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se  deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të  Roberto Salinas Price-it;  “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.
Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë  serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historijeje të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale  që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje  nga e cila po e kemi vështirë të dalim.
“Disa autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kane ardhur  nga krahina me te njejtin emër (Albania,pra) e Dagestanit të sotëm në shek.11-12-të ps.k. si mercenarë të pushtuesve Normano -Sicilian ,me qëllim pushtimin e bregdetit lindor të Adriatikut . Pas rënjës së Normanëve ,Shqiptarët mbetën në teritorin e  e sotëm të  Shqipërisë së Jugut. Dhe në kët mënyrë ata e vazhduan jetën në fqinjësi me Sllavët , duke e ruajtur identitetin e tyre. Së bashku me sllavët ,ranë nën pushtimin turk,bile edhe luftërat kundër turqëve i kanë bër së bashku me serbët( Skenderbeu). Me ndryshim nga sllavët ,shqiptarët kryesisht janë islamizuar. Në kohën më të re duke përdorur teorina të ndryshme ; shqiptarët po dalin me tezën se janë pasardhësit direct të Ilirëve.Përndryshe prejardhja e shqiptarëve mbetet e hapur.” ( Branko Vukosiq ,Mbi misterin Trojano-sllav, 2003 ,f.189) Para do kohe ne vet dualëm  me teorinë që Albania e jonë ,qenka me prejardhje me Albaninë e Azerbaigjanit . Pak large njëra me tjetrën ( Dagestani dhe Azerbaigjani),por kryesisht nga Azia.(?!?!)
Autori i lartëpërmnedur e mbronë qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ,por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav ,duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës ,vendi i quajtur Gabela ,por  duke shkuar edhe më largë : Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?).  Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872 ,kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo, apo jo ?
A nuk është një guxim i madh i serbëve  që vetën ta quajnë trojan;kurse ne, vetës ia mohojmë të kaluarën tonë. ?
Novak Andesiliq në librin e tij : “ Mali i Zi ,djepi i Homerit , Gjuha trojane  është sllave”  shkruan: “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.Duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre ishte ilire ,ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan:” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët , dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” . (?)
Duke parë që historia po flet ndryshe ,dhe bota shkencore po flet ndryshe , serbet po mundohen që faktet për ilirët  të cilat  më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë  po kërkojnë lashtësi  të stërlashtë për vehte. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndak historisë ,me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetvehten dhe i tregojmë botë papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptre,dardane ,ilire dhe pellazge.
Profesori i Sorbonës në pension ,linguisti i njohur Milan Ristanoviqi,  e ka  botuar një studim pas 4o vjete pune në te dhe me të cilën  dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor ,prej Korfuzit e deri në Split,dhe që Posejdoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli, i cili në veprën e tij “ Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë.
Serbët  gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota ,mendojnë qe ende iu hecin “pallavrat” dhe ,lexoni se çka shkruajnë: “ Shkodra- Troja Serbe,  dhe vazhdon  autori Novak Andeseliqi , ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës,sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antik Sllav. “  Bukur ,hë! serbët në këto anë që 25 shekuj?
Gjuhëtari sllavo -maqedonas Odisej Belqevski ,paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit ,fjalë të njejta që po u përdokan në gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe.  Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë.(?)
fahri 4“ Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të shkruara me t`ashtuquajturin heksmetër, të cilat paskan shumë ngjajshmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo tregon se Homeri ishte Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula  Papazoglu ,mendon që Frigjija ishte krahinë kufitare me Ilirinë,dhe është  krejt e kuptueshme që ky ishte  shteti i Trojës. Ilirët e kanë marr emrin  nga kryeqyteti i tyre ,që në atë kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë ,gjegjësisht Sardanë( Dardanë) ,pra serb.” (?)
Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XIV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?  E ne, si po thonë ata të ardhur nga Azia ,diku ne shekujt XI-XII- të.
Autori serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative-linguiste ( metoda krahasuese -gjuhësore) të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë
( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentën e fuqishme sllave te  Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe,pra) “
Athua po na mbushin mend këto libra të serbëve? Apo, do  i lejojmë edhe Schmittat tjerë të dalin në skenë?

Saturday, March 1, 2014

Në Korçulë janë gjetur artefakte befasuese: Ilirët ishin superiorë ndaj grekëve


Mendohej se grekët kanë vendosur mbi zhvillimet politike e ekonomike në ishujt kroatë.
Por, këro artefakte udhëzojnë në një bashkësi të fuqishme lokale ilire, e cila ka pasur ndikim vendimtar në zhvillimet politike të hapësirës përreth - shkruan e përditshmja kroate Slobodna Dalmacija në portalin e saj në internet
Të premtën arkeologët dr. sc. Dinko Radiq dhe dr. Igor Borziq në varrezën afër varrezës tek rrënojat e lashta në Kopila në afërsi të Blatos në Korçulë duke zbuluar shtresë pas shtrese kanë hasur në gjetje të vlefshme, të cilat do të mund ta ndryshojnë historinë në libra mësimi.
Janë gjetur dhjetra enë helene, e në të njëjtën hapësirë, jo më të madhe se gjysmë metri katror, është gjetur një sasi e madhe e eshtrave njerëzor, pastaj stoli bronzi nga shekulli I apo II para Krishtit.
- Përfundimi ynë preliminar është se është fjala për persona të rinj. Enët kryesisht janë të thyera, që ne e vëmë në lidhje me devastimin e nekropolit në fillim apo fund të shekullit XIX. Poenta është në atë se po gjejmë enë të pastra greke në një histori e cila s'ka të bëjë fare me grekët. Ky zbulim ka rëndësi të madhe pasi që kultura ilire ka qenë në nivel më të ulët se ajo greke, ndërsa zbulimi tregon se ilirët megjithatë i kanë përvetësuar një pjesë të madhe të trashëgimisë së civilizimit grek - thotë Dinko Radiq.
- Deri më tash është menduar se pas ardhjes së grekëve në këta ishuj ata kanë vendosur mbi ndodhitë politike e ekonomike. Por, këto artefakte udhëzojnë në një bashkësi të fuqishme lokale ilire, e cila ka qëndruar deri në vitin e tridhjetë para Krishtit dhe në të vërtetë janë ilirët ata që kanë pasur ndikim në zhvillimet politike të hapësorës përreth, që është befasi e llojit të vet dhe deri më tash as që është supozuar ndonjëherë - ka thënë i entuziazmuar arkeologu Dinko Radiaq.
- Rëndësia e zbulimeve të djeshme është e madhe - shton docenti në Degën për arkeologji në Zarë, dr. Igor Broziq, duke kontrolluar dhe prekur çdo milimetër të dheut nga Sonda 3., si forenzikët e CSI-së.
-Tash disponojmë me shumë më shumë fakte dhe dëshmi mbi kulturën materiale të popullsisë lokale. Ata kanë shfrytëzuar keramikën më të bukur helenike, të prodhuar në Italinë jugore dhe në Vis (Issa). Kjo tregon shkallën e lartë të helenizimit të kulturës materiale. Mund të themi me siguri se në Korçulë ka jetuar një bashkësi lokale e fuqishme dhe e pasur ilire, ndërsa mbi fuqinë e saj ushtarake flet sasia e madhe e gjtur e armëve të hekurit, para së gjithash shtizave. është e qartë, krahas fuqisë ushtarake lehtë mund të ndërlidhet edhe pavarësia politike - thotë Borziq.
Punimët janë në vazhdim, në dritë të ditës po nxjerrin gjetje qenësore dhe të rëndësishme si stoli broniz, madje edhe sferë plumbi, e cila sigurisht është hedhur me llastik. Enët tash për tash janë të formave të panjohura, e me këtë nuk dihet as destinimi i tyre.
Këta shkencëtarë të palodhshëm kanë konstatuar se varreszat e ilirëve lokalë kanë qenë të ndërtuara me pllaka guri, kurse fundi i tyre është i mbuluar me zall të pastër të bukur të detit.
Vazdhimi i hulumtimeve do të jep njohuri edhe mbi mënyrën e varrimit, kultet e kulturën materiale të banorëve lokalë ilirë në kohën e cila i paraprin dominimit romak në Korçulë dhe në pjesën tjetër të Dalmacisë. 

SHqipria- Albania....

2014-03-01

Shqiptarija!

https://www.facebook.com/IllyriansPage
"Ne Shqiperi nuk ka "turmë", por as edhe masë të pa anshme (apo të pa interesuar)" thote Dr. Herbert Louis; "Ata jane mbinjeriu i Niçes, keta shqiptar primitiv - dicka ndermjet mbreterve dhe tigrave", thote studiuesi tjeter Henry Noel Brailsford, kurse Herodoti per thraket thoshte se ne qoftë se do te kishin qenë nën sundimin e një personi të vetëm ose të bashkuar me njeri-tjetrin, per mendimin tim, do te ishin te pathyeshem, por kjo ishte e pamundur..." (1)

Shqiptarija eshte nje bote e vogel ne vete ku diversiteti eshte ne maksimum i theksuar dhe individualiteti eshte ne kulminacion. Te besh bashke te gjithe shqiptaret ne nje mendje eshte e pamundur. T'i besh shqiptaret te sillen te gjithe njesoj eshte e pamundur. Kjo veti ka shume pasoja negative per unitetin kombetar, aq shume te nevojshem per momentumin politik qe e jetojme, por nese e shikojme ne kendveshtrim global, individualiteti eshte vlere. Sic duket shqiptaret do te kene probleme te vazhdueshme shume te theksuara nder veti, deri sa te zhduken interesat kombetare neper bote dhe te sundoj globalizimi i mirefillte, apo deri atehere kur do te ekzistoj vetem interesi individual, pra, atehere kur vetem individualiteti do te vij ne shprehje. Jo rastesisht perandorite qe na kane sunduar, i kane bere shqiptaret perandor, apo vezir te tyre. Ata e kane verejte dhe shfrytezuar individualitetin apo vetine vetem per te udhehequr te shqiptareve.
Nderkohe, masa shqiptare sillet ndryshe ndaj te huajve dhe ndryshe ndaj vetes. Ndaj te huajve cuditerisht ka unitet te ndare ne polarizim dual, kurse ndaj vetevetes eshte skajshmerisht kryenece. Le te fokusohemi te shkaqet kulturo-antropologjike, se perse ndodhe kjo.

Antropologjija
Çdo shkence perqendrohet te shkaqet, per te kuptuar pasojat. Por per te kuptuar vet shkaqet, patjeter e kemi te kthehemi te burimi ku fillojne te ndahen pasojat. Pasojat qe sot i perjetojme, kane nje zinxhire arsyesh se perse ndodhin dhe shkaqet i kemi te renditura me radhe deri ne pafundesi prapa nesh. Ne edhe sot prodhojme shkaqe per pasojat e se nesermes. Te gjithe ne, jemi rezultat i historise. Cdo njeri ne bote mban mbi supe historine e njerezimit qe nga krijimi i tij dhe sot ne jemi hallka e fundit e zinxhirit evolutiv qe ka filluar dhe eshte mbushur ne vazhdimesi ne te kaluaren. Nderkohe, shkenca na qarteson se ADN-ja jone, mbane te dhena te theksuara te pakten 6.000 vjet, qe dmth nese para 6.000 viteve te paret tane kane perjetuar nje x kalitje kulturore, kjo nuk zhduket nga ADN-ja jone te pakten edhe 6.000 vitet e  ardheshme. Nese individi vlereson se duhet t'i qendroj besnik tradites apo kultures se trasheguar, keto elemente kulturore vazhdojne te regjistrohen edhe per 6.000 vitet e ardheshme te brezat e ri. Rrethanat e ngjajshme të një populli regjistrohen ne kodin gjenetik të tyre. Në bazë të studiuesve në këtë lëmij, nga analizat e ADN DR, DQ dhe haplotipet karakteristike HLA (antigjenet në ruzat e bardha të gjakut), shqiptarët kanë një idenditet gjenetik në vete, i cili cilësohet si më i vjetri në Mesdhe dhe shumë homogjen (veçanërisht para ardhjes së indo-europianëve si popull heterogjen, para viteve 2.000 p.e.s) per nga vitete e lashtesise dhe pandryshueshmerise, por shume heterogjen ne llojin e tyre ne formim.
Këto janë disa nga haplogrupet e shqiptarëve:
Y-chromosome (Y-DNA)
E1b1b1a; E1b1b1a2; E3b; E3b1a (E-M78); E-V13; I; I1; I1b2 (M-26); I2; I2a; I2a1; I2b; J2; J2a; J2b (J-M12); J2e (M-102); J1; R1a; R1b; G; G2a...
Mitochondrial DNA (mtDNA):
H; (H1+H3); V; J; T; U; (U4); (U5); K; I; W ...
Shqiptaret kane shume haplotipe te ngjajshme me popujt perreth gjithe Mesdheut dhe Europes. Ne qofte se nje individ qe i perkete ndonjerit nga keto haplotipe dhe nuk eshte sot kulturalisht shqiptar, do te kthehej natyrshem te evoluimi i drejteperdrejte i kultures se perbashket pellazgjike qe sot e gjejme te shqiptaret, ky kthim nuk do te quheshte asimilim, por rilindje kulturore drejte nje globalizimi te mirefillte, sic ishte periudha pellazgjike, kur te gjithe popujt ishin nje. Nese nje shqiptar vendosen te mos e trashegoj kete kulture te evoluar drejteperdrejte te shqiptaret, atehere ky akt do te quhej asimilim. Modifikimi, modernizimi i kultures pellazgjike eshte i drejte, por braktisja e saj eshte asimilim. Shqiptaret nuk kane komb tjeter te asimiluar brenda tyre (edhe pse vet jane asimiluar vazhdimisht ne kombet e reja qe jane formesuar), por shqiptaret ngjajne antropologjikisht me te gjithe popujt e Mesdheut dhe Europes. Ne fakt shqiptaret jane pasqyra origjinale e ketyre popujve qe ne origjine. Ne nje shkrim tjeter do te jap te dhena ne detaje per llojet e haplogrupeve qe shqiptaret u perkasin dhe vjetersine maramendese te tyre. (2)
https://www.facebook.com/IllyriansPage


Rrenjet ne histori (Pellazget)
"Nese ekziston ndonje popull autokton ne bote, nuk mund te jene tjeter pervec shqiptareve" (3). Emri me i vjeter qe identifikon kulturen apo popullin autokton ku mbijetojne sot shqiptaret, eshte emri pellazg, te cilet karakterizoheshin me nje gjuhe dhe bashkesi kulturore te perbashket (4, 5, 6... 7), qe jetonte ne pjesen me te madhe te botes qe atehere njiheshte dhe ndertonin struktura te jashtezakonshme (klutura megalithike (8), koha e tyre ka nje vazhdimesi nga parahistorija ne histori. Pas zhvillimit dhe ferkimeve ndermjet tyre, filluan carjet e theksuara kulturore deri te lufterat ndermjet fiseve pellazge. Shqiptaret jane perzierja me e vjeter e shume fiseve pellazge qe u terhoqen instiktivisht ne malet e gadishullit ilirik, si pasoj e ketyre lufterave, qe filluan pas ndarjeve te para kulturore, ndarjes se gjuheve, qe rrjedhimisht coji deri te ndarja e kombeve. Terheqje te ngjajshme te pellazgeve pati edhe ne disa skaje tjera perreth tre kontinenteve qe e rrethojne Mesdheun, dhe zakonisht ky popull quhej alban (sepse ata kryesisht mbijetonin ne male (30). Te albanet e Ballkanit, u struken brenda tyre fiset tjera ilire, thrake, etruske, pra pellazge, ende te pandryshuara, kurse albanet e skajeve tjera te botes u asimiluan me heret nga te ndryshmit perreth. Albanet e Ballkanit sot jane te vetmit ne bote qe kane mbijetuar nga ajo kohe, perderisa fiset tjera pellazge evoluan dhe u perzien me kultura tjera te krijuara nderkohe, duke formesuar keshtu kombe tjera me te reja. Te albanet e Ballkanit dhe fiseve tjera nga i njejti popull qe kishte mbijetuar pa u asimiluar, pati edhe nje tkurrje tjeter, kjo ishte tkurrja e fiseve tjera ilire, thrake, etruske, qe te shtypur nga invazionet e vazhdueshme (kryesisht nga lindja, veri-lindja dhe jug-lindja) u terhoqen ne malet e ketij rajoni dhe u mbeshteten per detin Adriatik si kufirin e fundit te tyre. Nga cdo fis pati te mbijetuar nen emrin e mevonshem si shqiptar, por pati edhe te asimiluar dhe shkrire ne kombet e tjera qe na invadonin. Prandaj sot, gjenetikisht kemi shume sllav, grek, italian, turq, gjerman, kelt, me te njejten ADN si te shqiptareve, por kulturalisht keto individ jane te asimiluar ne nje komb tjeter dhe nuk kane arritur ta ruajne origjinalitetin e kultures se tyre me te lashte. Po ta benin kete, ata sot do te identifikoheshin si te ngjajshem me shqiptaret dhe do te flisnin gjuhen e tyre te perbashket qe e kishin ne antikitet, gjuhen e perbashket pellazgjike, sot me e perafert me kete gjuhe eshte shqipja.
Edhe nga perfundimet qe dalin nga analizimi i teksteve fetare, shohim se pellazget jane populli para profetit Nuh, qe u nda ne periudhen e kulles se fameshme te Babelit, dhe nje pjese e vogel e tyre qe mbijetoji si origjinale qe nga jo kohe, vazhdimisht eshte tkurrur perreth maleve te Mesdheut. Berthama e tyre mbeti e strukur perfundimisht ne malet e gadishullit ilirik. (7)


Gjeografija
Pasi e permendem diversitetin nga ku u krijua berthama shqiptare, eshte ndoshta ironik fakti se edhe gjeografikisht vendi ku jeton ky popull eshte tejet unik. Ne nje territor relativisht te vogel jane te strukur edhe malet, edhe fushat, edhe lumejt, edhe deterat. Perreth Mesdheut, eshte nder vendet e pakta qe ofron nje afersi te theksuar te malit me detin, poashtu klima eshte e ndare ne ate mesdhetare, tropikale dhe subtropikale, shqiptaret ballafaqohen me nje dimer te forte dhe nje vere te forte poashtu. I perjetojne te gjitha ekstremitetet e klimes. Kemi nje vere si ne jug-lindje te botes dhe nje dimer si ne veri-perendim te botes. Lageshtija e ajrit eshte me e larte se ne lindje, prandaj temperaturat e veres edhe pse jane pak me te uleta se ato te lindjes, perjetohen me rend, poashtu edhe dimri eshte i acart dhe i rend si ne veri-perendim. Klima ndikon jashtezakonisht shume ne kalitjen multidimenzionale te karakteristikave kryesore te races se njeriut dhe ky diversistet ne klime, ashtu si ne gjeografi (reliev) dhe histori, padyshim se e ka ndikimin e vet ne formesimin e shqiptarit.

Kultura
Gjuha (7), simbolet (9), (7), veshja (10), (7), vallet (10), (11), (7), kenget (12), (13) dhe te gjitha elementet kryesore te kultures qe e krijojne identitetin tone kombetar, jane ne ekuiliber te plote me faktoret tjere te permendur deri me tani, pra, jane me elemente te theksuara diversiteti ne formim (piknisje) dhe paraqesin nje mozaik mahnites per boten e globalizuar.
T'i marrim nje nga nje. Eshte mahnitese se si ne gjuhen shqipe perfshihen te gjitha melodite e mundeshme qe formon fonetika e gjuheve ne bote. Madje edhe ne aksiomen indo-europiane per gjuhen, shqipja nuk mund te ndahet as ne deget perendimore, as ne ato lindore, por qendron ne mes te tyre, sepse i ka elementet e krijimit te te dy ketyre degezimeve (14), (7). Qindra nendialektet e shqipes ne nje territor relativisht te vogel, tregon nje vecanti qe flet per historine e tkurrjes qe kane patur te paret e shqiptareve, qe fiset e tyre kane jetuar ne nje largesi te madhe njeri me tjetren, aq sa kane filluar edhe ta evoluojne gjuhen e tyre te perbashket ne drejtime te ndryshme, por invazionet e njepasnjeshme kane detyruar autoktonet e vjeter te terhiqen e te mblidhen ne malet me te aferta (15).
Te simbolet kemi ruajtje te mrekullueshme brenda identitetin kulturore shqiptar, te simboleve me te vjetra te njerezimit. Duke filluar qe nga simbolet neolotike qe vizatohen ne forme tatuazhezh ne malesi, piktogramet ne gur dhe veshje, mithraizmi, pastaj simbolet e kulturave antike qe u formesuan nga te paret e shqiptareve, e deri sot te simbolet identifikuese kombetare qe bijne me shume ne sy. Pra, edhe ketu shume kultura te vjetra, qofte edhe te zhdukura tani me, qe nga skajet me te thella te botes, mund te shohin ngjajshmeri me simbolet qe jane perdorur ne vazhdimesi nder shqiptar.

Edhe te veshja verehet multidimenzionaliteti i kultures shqiptare. Ne veshjen e shqiptarit shohim ruajtjen e elementeve me te hershem te kulturave te vjetra qe jane krijuar nga i njejti popull pellazgjik perreth Mesdheut. Xhubleta eshte nje mrekulli ne vete. Plisi poashtu. Fustanella dhe tirqit kane lashtesine dhe bukurine e tyre. Ngjyrat jane kryesisht bazike (bardhe, zi, kuq). Por ashtu si te elementet tjera kulturore, shqiptaret kane perfshire te gjithe mozaikun e tendenvace tjera te para kulturore, ne brendesi te tyre, pra ne mvaresi te dallimeve fisnore kemi edhe te kaften, apo te verdhen ne konbinim. Ngjyrat tjera vijne ne relacion me rastet e vecanta, sic jane ritet, festat dhe pasuria, p.sh. qendisja me ar u takon ketyre te fundit. Por pjesa lindore e shqiptareve edhe çamet poashtu, zakonisht perdorin me shume ngjyra ne veshjet e tyre. Poashtu edhe arbereshet e Italise. Veshja eshte e lidhur shume ngusht edhe me simbolet.
Vallet e shqiptareve me kujtojne katat e kung-fu ne Azi, por te shqiptaret me shume vihet ne dukje madheshtija, ne krahasim me levizjet akrobatike te aziatikeve. Edhe vallet, ashtu si te gjitha elementet tjera te kultures shqiptare, vijne deri ne ditet tona qe nga koherat me te hershme historike. Simbolika, gjendja emocionale dhe ekspozimi, apo shfaqja e kultures ne pergjithesi, jane karakteristikat e valleve te shqiptareve.

Kenget poashtu tregojne rolin ekuilibrues te shqiptareve, ne mes lindjes dhe perendimit. Te kenget e shqiptareve verehen elemente lindore dhe perendimore njekohesisht. Ne kenget popullore shqiptare perdoren shume instrumente muzikore dhe sa me shume instrumente muzikore te perdoren ne to, habitshem, aq me shqiptare tingellojne keto kenge! Jo rastesisht veshi i shqiptarit te sotshem nuk e perjashton as muziken qe vijne nga lindja, as edhe ate nga perendimi. Madje edhe ne krijim te muzikes, perdoren elemente te te dy ketyre poleve te ndryshme (pa marr parasysh shkallen profesionale gjate krjimit te ketyre kengeve). Eshte me interes te permendim se qe ne fillet e para te muzikes boterore ne pergjithesi, duke bere tinguj me materiale te natyres (gur, gjethe, dru, fryme...), e deri te perdorimi i sa me shume instrumenteve muzikore moderne, muzika shqiptare mbetet po e atille, duke ruajtur unikalitetin e saj, qe perfshijne mozaikun e te gjithe atyre qe sot bejne muzike dhe kulture ndaras (lindja dhe perendimi).

Trashegimia brez pas brezi, eshte ajo pjesa me e shenjte qe e dallon fisnikerine e kultures shqiptare, me ata qe e mesojne apo e indoktrinonje nje kulture neper institucione. Trashegimia nuk lene vend per fallcivitete, kurse indoktrinimi pseudo-institucional po.

Feja
Kultura shqiptare, qe vijne e kalitur si e tille qe nga parahistorija, ka brenda vetes edhe periudhat kur njerezit kane krijuar apo edhe ndryshuar fete e tyre. Vet Kanuni, apo be-ja (feja (29) e trasheguar dhe e pa shkruar e kultures shqiptare, eshte nje pjese e mbijetuar e kultures se vjeter antike (16), nga ku dolen edhe permbledhjet e librave fetare, qe u saktesuan nga zinxhiri i profeteve qe njeh njerezimi. Edhe monoteizmi para kristijan edhe paganizmi para grek, jane te nderthurura brenda kultures shqiptare (17). Feja e shqiptareve sot, pervec periudhes se krijimit, eshte e ndikuar edhe nga periudhat e mevonshme te zhvillimit te saj edhe nga kulturat perreth, por gjithnje eshte e harmonizuar me ate qe quhet fundamentale, pra, me kulturen e perbashket qe ne antikitet. Kryenecesijte e mevonshme te kombet e reja, qe kane si burim versionet e tyre fetare qe ata i besojne, te shqiptaret keto dukuri eliminohen nga vet hapesira e gjere e kultures shqiptare qe perfshijne ne vete te gjitha diversitetet historike, dhe vet mbijetesa e kesaj kulture ka harmonizuar vetevetiu brenda saj zenkat e atyre qe kapen pas degeve. Deget mund te perplasen njera me tjetren, por ato i bashkon rrenja. Kultura shqiptare ka rrenje shume te thella. I gjithe predikimi i zinxhirit te profeteve monoteist, bashke me paganizmin ne anen tjeter, jane te mberthyera ne harmoni ne kulturen shqiptare. Te gjitha ekstremitetet kulturore perfshihen brenda saj, prandaj ne qofte se kjo kulture ka mbijetuar deri me sot, atehere mund te praqitet si model per zgjidhjen e shume problemeve shoqerore neper bote. Filozofija e rilindasve tane se feja e shqiptarit eshte shqiptarija, ngerthen ne vete per mrekulli fene/fete e njerezimit, cila do qofte emri i saj. Sepse vet formimi dhe zhvillimi i ciles do fe qe nga krijimi i njerezimit, eshte ekuivalent me vet formimin e shqiptarit (ne formesimin e kombit tone, nuk ka luajtur rol vetem nje fe, nje ideologji, apo interes gjeostrategjik), i cili nuk njeh nje pikenisje, apo pikendarje nga trungu i perbashket pellazgjik, por eshte evoluim i drejteperdrejte racor dhe kulturore, bashke me vet njerezimin, dhe ruan natyrshem vecantite multidimenzionale te brumit te perbashket. Cila do fe e vjeter qe ekziston sot te njerezimi dhe i ka rrenjet qe nga koha e perbashket pellazgjike, apo eshte vazhdimesi e asaj tradite, automatikisht eshte edhe fe e shqiptarit.

Jo rastesisht Lady Mary Wortley Montagu shprehet ne kete menyre per kete ceshtje: "Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet" (18), duke shtuar ketu Stephen Schwartz (19), drejtor i qendres se pluralizmit Islamik, qe e jep modelin shqiptar si zgjidhje te problemeve nderfetare per boten e civilizuar, apo edhe kryeministrin kanadez Stefen Harpe (20). qe e paraqet shqiptarijne si model per boten, nderkohe Dr Scarlett Epstein (21), qe kerkon nga e gjithe bota te adoptoj be-n (fene) e shqiptarit. Vlene te shtojme ketu edhe keto referenca 22, 23, 24.

Organizimi shoqeror dhe politik
a)
Kufijte e shtetit (25), apo formave tjera te organizimit shoqerore te shqiptareve, gjithnje jane percaktuar dhe vazhdojne te percaktohen nga te huajt, apo ne mvarshmeri te limitit deri ku dhe kur ka mundur te qendroj rezistenca e shqiptareve. Hapesira shqiptare eshte zone restrikcioni, si pasoj e ekspansionit te vazhdueshem. Organizimi shoqerore dhe politik i shqiptareve ka qene gjithnje i ndryshueshem apo variabil ne mvaresi te rethanave, duke filluar qe nga qytet shtetet e koherave antike (nje tregues tjeter i kryenecesise me njeri-tjetrin), deri te tendenca e sotme per te krijuar shtetin e perbashket kombetar (qe ka ngelur ne nivel tendence). Emerues i perbashket i te gjitha ketyre periudhave eshte veshtiresia e shqiptareve per te krijuar unitet politik. Arsyjet jane nga me te ndryshmet, disa prej te cilave i kemi permend edhe me larte.
Ashtu si cdo gje qe shkon drejte ndarjes, hapjes, zhvillimit, qofte nga kendveshtrimi makro, apo edhe mikro, ashtu si universi qe kishte nje pike te perbashket, qe nga Big Bang-u ai shkon drejte hapjes dhe ndarjes, ashtu edhe ne kendveshtrimin më mikro, njerezimi shkon drejte hapjes, ndarjes se metutjeshme. Megjithate, ndarja e shkakton "të ndryshmin", i ndryshmi e shkakton diversitetin dhe diversiteti shpesh shkakton edhe konflikte, prandaj njerezimi ka shpikur vazhdueshem ideologji qe te bashkoj njerezit dhe t'i homogjenizoj ato. Keto ideologji nuk jane sinkornizuar natyrshem me vet natyren e njeriut dhe keshtu edhe ato kane deshtuar. Perandorite, kalifatet, ideologjite e vjetra, apo keto te reja qe i perjetojme sot, te gjitha kane deshtuar, apo jane ne proces te deshtimit.
Rasti i shqiptareve eshte shume specifik, sepse ata jane krijuar si bashkim i fiseve me te vjetra te rajonit, te detyruar nga invazionet e njepasnjeshme te kulturave tjera qe ishin ndare nga i njejti trung i perbashket. Ky bashkim i detyruar per mbijetese, si pasoj e rethanave historike, i atyre fiseve te vjetra te trungut te perbashket pellazgjik, e qe jetonin ne nje largesi te madhe ndaj njeri-tjetrit, ka formesuar nje mozaik dhe heterogjenitet ekstrem, brenda homogjenitetit kombetar te shqiptareve. Koha e gjate qe ata jetojne se bashku ne njeren ane, dhe natyraliteti i njeriut per tu ndare, per te evoluar, per tu vecuar, ka sjelle deri te individualiteti ekstrem i shoqerise shqiptare. Tani me nuk kemi tendence per ndarje fisesh dhe formimi te kombeve te reja, sic ishte ne antikitet, por fenomeni ka depertuar deri te "atomizimi" i ceshtjes, apo deri te individi. Ata shqiptar qe tentojne te ndahen apo te vecohen, hasin ne fise, kultura apo kombe te huaja, qe koha e gjate i ka shendruar shume te huaj per ta, dhe atyre nuk u ngelet kompromis tjeter vec se te asimilohen brenda tyre, nese duan te evoluojne. Por, ata qe i bejne balle ketij kompromisi vetmohues te kombinuar me forcen e natyrshme e njeriut (ne kete rast te shqiptarit) per t'i ndejtur besnik tradites, ka krijuar anomali gjate proceseve te takimit me kulturat, fiset, apo kombet e huaja. Tendeca e natyrshme per tu ndare nga trungu, ne njeren ane, me tendencen tjeter te natyrshme per t'i qendruar besnik tradites, te kombinuar me dallimin ekstrem qe has ai ne mes vetes dhe kultures, fisit, apo kombit te ri qe e takon, ka bere qe nje pjese e shqiptareve, megjithate, kane vendosur t'i qendrojne besnik identitetit kombetar, dhe te kthehen e te jetojne ne berthamen e tyre te mbetur qe nga parahistorija. Ky fenomen, ka sjelle deri te vazhdimi i ndarjes brenda llojit te vet, duke formesuar keshtu shoqerine me individualiste brenda nje kulture (ne sens te gjere te fjales), qe ekziston ne bote. Ky rezultat ka pasoja katastrofike per unifikim kombetar, poashtu krijon tension brenda llojit, por eshte shume interesant dhe terheqes per kulturen globale, ku individi vihet ne qender te vemendjes. Individualitetin e shqiptareve e kane vene re te gjithe pushtuesit, te cilet gjate periudhes se administrimit, kane shfrytezuar vetine udheheqese, qe vijne si rezultat i individualitetit. Kjo eshte shfrytezuar ne vecanti nga Perandorija Romake dhe ajo Osmane. Shpresojme se kjo veti do te vihet re edhe pas humbjes se pseudo-nacionalizmave global dhe krijimit te nje sistemi funksional nderkombetar (njerezor). 

b)
"Te barabarte ne mes te barabarteve". Kjo ishte formula me te cilen Skenderbeu arriti te bej bashke nje pjese te madhe te shqiptareve (26). Ligji i krijuar nga nje njeri apo elite dhe kerkon vet te sundoj mbi njerezit tjere, nuk mund te perfillet vullnetshem nga shqiptari, por ligji qe e ngre, e rrit, apo e bene te ndjehet mire moralisht dhe shpirterisht shqiptarin, ate ligj ai vetevetiu e respekton. Kanuni qe i pashkruar, por ligjet e tij diheshin dhe ndjeheshin apriori nga shqiptaret, sepse ato ligje mund te gjinden thelle ne moralin e cdo njeriu qe kerkone ngritje, rend ne shoqeri dhe barazi (16). Komunizmi per shembull, eshte nje kopje e keqe e kesaj barazije, sepse perseri ne piedestal eshte nje njeri, apo nje grup njerezisht, qe per shqiptarin eshte irrituese dhe nencmuese. Shteti demokratik krijon ndarje klasore te bazuar nga te ardhurat ekonomike. Ky eshte nje problem i madh per ligjet morale te shqiptarit, i cili asnjehere ne histori nuk ka qene lypsar, madje as per buke, por sot kemi gjithnje e me shume shqiptar qe e thejne cdo kod moral te tyre te trasheguar dhe dalin me koken ulur per lemoshe, sepse sistemi i ketille politike i'a ka pamundesuar qe te punoj edhe token e vet per nje kafshate buke. Ne anen tjeter, kemi shqiptaret militant, qe thejne kodet e tij per te perkarhur nje individ apo grup njerezish, vetem e vetem qe te mos vij ne nje gjendje te rende ekonomike, ai detyrohet t'i thej vazhdimisht kodet e tij morale te trasheguara.. Militanti i bazuar ne interes ekonomik, e thenë rende traditen dhe identitetin e trasheguar te shqiptarit. Politika qe kanalizon shqiptaret drejte nje skeme te ketille te veprimit, duhet te ndryshohet sa me shpejt qe eshte e mundur, sepse shkateron traditen, kulturen, dhe vet prirjen kulturore te shqiptarit. Ky sistem, thjeshte e asgjeson shqiptarin dhe e ben ate te zbrazet nga cdo element kulturore te trasheguar.
Shqiptari duhet te krijoj vet nje model te tij te funksionimit te shoqerise, sepse kopja e nje modeli te huaj nuk korespondon me vecantite e tij kulturore. Ne fakt, shqiptari duhet te modeloj nje forme te tille te modelit politik, ku duhet te perfshije elemente nga format me te suksesshme te funksionimit politik nga e gjithe bota e diteve tona, por qe perseri te jene te nderlidhura ngusht me kodin moral brenda se cilit shqiptari ndjehet më shqiptar. Politike autoktone duhet te krijohet edhe per ceshtjet sociale, ekonomike, ato te turizmit, edukativo-arsimore, etj. Fillimisht duhet te selektohen vecantite te cilat mund te shfrytezohen per te miren e vet shoqerise dhe padyshim keto vecori nuk mund te jene te ngjajshme me ato qe mund t'i kete nje komb tjeter, prandaj kopjimi krijon kaos. Vecoria me e theksuar e shqiptarve eshte trashegimija kulturore dhe materiale, per te cilen duhet te krijohen politika adeukuate per t'u shfaqur dhe ruajtur institucionalisht. Jo cdo gje e vjeter eshte e mire, ashtu sic nuk eshte e mire cdo gje moderne, prandaj shqiptari duhet te dalloj te miren qe e ka trasheguar dhe ta modifikoj ate ne nje forme moderne, qe te ruhet nga te keqijat e koherave moderne dhe t'i shfaq me sukses vecantite e tij ne te ardhmen.

Nacionalizmi
Ky nocion qe identifikohet nepermjet identitetit kombetar, eshte evoluim i natyrshem i organizimit shoqerore qe nga antikiteti, me njerezit e ngjajshem qe ne lindje, qe identifikohen me gjuhe dhe kulture, simbole, histori të përbashkët (27), qe i homogjenizon njerezit deri në atë masë sa që ata e perceptojnë vetveten si një popull, madje dhe interesat momentale (qoftë ato edhe në perspektivë), i kanë të ngjajshme. Këto interesa, apo tendenca për të vendosur për gjendjen e tyre sociale, ekonomike, politike, janë thellë të ngulitura në qenien e tyre, e cila është kalitur përgjatë një procesi shumëvjeçarë në mënyrë të ngjajshme me njëri-tjetrin. Kështu formësohet një civilizim, kështu formësohet një kulturë, kështu formësohet një komb me veçantit e tij dhe rjedhimisht kështu formësohet edhe nocioni i nacionalizmit.
Pika ekstreme e nacionalizmit shpije te dukuri tjera kryesisht negative per shoqerine e globaliluar, sic eshte racizmi, superkombi, apo superioriteti mbi popujt tjere, por nacionalizmi identifikues, mbrojtes, qe shfaq vyrtite dhe nuk anathemon kombe, kultura apo racat e tjereve, quhet nacionalizem pozitiv. Ne vazhden e ketij mendimi do te theksoj edhe thenien e Kadares sone te madh: "Pa qene nacionalist i mirefillte, nuk mund te jesh as edhe kozmopolit i mirefillte".
Pasi qe nacionalizmi fillet e tij i ka ne tribalizem (27), ashtu si familja qe rrenjet i ka ne fis e fare, grumbullimi i shume fiseve te ngjajshme qe flitnin te njejten gjuhe (kujtojme ketu primordializmin), e formesojne kombin, por ne rastin e shqiptareve ky formesim eshte me specifik dhe ka nje histori pak me te ndryshme se ne rastet e formesimit te kombeve tjera, te cilet per vec gjuhes se formesuar, kane edhe pikenisje apo pikeformime me baze fetare, simbolike, ekonomike, politike, etj.  Te shqiptaret nuk ekziston nje piknisje prej ku fillon formesimi i ketij kombi, shqiptaret jane vazhdimesi kulturore e tre racave, te asaj dinarike, alpike (qe shpesh konsiderohet si pjese e asaj dinarike) dhe mesdhetare, qe kane jetuar dhe levizur perreth gjithe Mesdheut ne tre kontinente, qe nga parahistorija. Keto raca jane pjese perberese e te gjitha kombeve te ketyre kontinenteve, por ne malet e gadishullit ilirik u ruajt vazhdimesia kulturore qe nga formesimi i tyre. Pas ndarjes se vazhdueshme te kulturave/gjuheve, formesoheshin kombe te reja te cilat largoheshin dhe ndryshonin vazhdimisht nga berthama e tyre pellazgjike. Ky proces ka vazhduar pa nderprere dhe akoma vazhdon, nderkohe, pjesa e berthames se pandryshuar te mbetur perreth mesdheut, si pasoj e ekspansinonit te vazhdueshem te kulturave dhe popujve tani me te ndryshem, shkaktoji restrikcionin e vazhdueshem me epiqendren ne malet e gadishullit ilirik.
Gjithe keto pjese fisesh qe kishin mbijetuar pa u asimiluar dhe qe jetonin aq larg njera-tjetres (qe nga "Shtyllat e Herkulit" ne perendim, deri ne Kaukaz ne lindje dhe qe nga deti Baltik ne veri dhe deri ne Egjypt ne jug - 15, 28), me raca te ndryshme, por me nje kulture te ngjajshme, padyshim se ofrimi i tyre shkakton nje ferkim centrifugal nga diversiteti lokal, por edhe nje afrim centripetal drejte njeri-tjetrit nga rreziku i asimilimit dhe shfarrosjes totale ne anen tjeter.
“Nacionalizmi shqiptar” (që në vetvete, nuk është as më shumë e as më pak se vetëdijesim kombëtar), në krahasim me atë të popujve tjerë, për veç se nuk është gllabërues, apo i rezikshëm, ai është aq unik dhe njëkohësisht shumë kontraditkorë, sa që nuk mund të definohet qartë se si etnocentrizmi shqiptar, në vetvete do të thotë multikulturalizëm (globalizëm/khalifat), që reflektohet në të gjitha komponentat e kulturës shoqërore, deri tek feja. Kjo dukuri, padyshim se ka të bëjë me qenien shqiptare, si ekstrakti më i vjetër qe vijne drejperdrejte nga berthama e perbashket e kombeve dhe thellë në nënvetëdijen tonë, të gjithë njerëzimin mund ta perceptojmë si një ‘komb’ i vetëm, apo ‘bashkombas’.
Shqiptari i sotëm, në parim (duke marr parasysh se ai është injorant në relacion me njohjen e vetëvetes, që vijnë si pasoj e rethanave të jashtëzakonshme që ka kaluar kjo pjesë e njerëzimit, që nga krijimi i tij), e percepton çdo gjë shqiptare me skepticizëm e përbuzje, dhe e admiron gjithnjë ‘të huajin’ si qenie e zhvilluar në liri më të madhe në relacion me të dhe më i përparuar se sa ai. Shembull e kemi indeksin e eurocentrizmit apo multikulturalizmit tek shqiptarët, më të skajshëm se vet europianët, apo amerikanët dhe vetekspozimin ndaj interesave të polit lindor gjeostrategjik njëkohësisht.
Të qenurit shqiptar, nuk është vetëm mënyrë e të menduarit, e sjelljes, kulturës, prirjes psiokologjike e sociologjike, por për ti siguruar këto, duhet të lindësh si i tillë, pra, të kesh të regjistuar në ADN të gjithë trashëgimin e vaçant të këtij populli të mbijetuar në rethana të jashtëzakonshme që nga krijimi i njerëzimit. Njerëzit janë kudo të njëjtë, rethanat historike janë ato që i diferencojnë edhe gjenetikisht. Të preukupohesh vetëm me problemet e të tashmes, do të thotë se je duke u rrotulluar vetëm brenda kuadratit të pasojave që ke trashëguar. Pra, njerëzit instiktivisht janë të prirur ti harrojnë shkaqet, por shkenca jo!

___________
Diversiteti ne mendime eshte pasuri, homogjeniteti ne kete rast do te krijonte nje kope, apo turme njerezish servil te njeri-tjetrit dhe ne e dijme se te pakten ne kete pike dallohemi per kryenecesi te theksuar.
Pa marr parasysh pasojat e kesaj vecorije, ne mosfunksionimin e shume sistemeve te importuara, ne duhet te dijme te shfrytezojme kete prirje kulturore per te mire. Cdo shqiptar eshte model per kete diversitet ne mendime, nuk eshte me rendesi se a kane apo jo te drejte ne ate cka mendojne dhe pa marr parasysh nivelin e intelektit te tyre qe e kane shfrytezuar, apo informatave qe posedojne, me rendesi eshte qasja per te kundershtuar, duke e vecuar veten individualisht ne ate cka mendon. Mungesa e njohurive intelektuale nuk ka te bej me kapacitetin. Nderkohe antropologet nga kendveshtrimi i tyre shkencore flasin per kapacitet te theksuar te races shqiptare dhe lloj-lloj "produktesh" qe hasim per cdo dite e qe jane te shquar per injorancen e tyre, nuk duhet te perzihen me kapacitetit e po atyre, qe mund te jete komplet i pashfrytezuar, si pasoj e shume rrethaneve te vecanta qe e kane krijuar si te tille.

__________
Prandaj mos i detyroni shqiptaret te sillen njesoj (komunizmi), sepse beni krim anti-njerezor, ata nuk jane te kalitur per nje sistem te atille, por as mos i ndani ata na klasa, ku morali nuk do te ishte pesha qe do te matej, por paraja (sistemi demokratik).
Prandaj mos prisni qe aty ku ka nje grumbull shqiptaret, qe ato te sillen te gjithe njesoj. Pa marr parasysh natyren e veprimit (sasine e budallallekut, apo sjelljes "se mire"), nje grup shqiptaresh asnjeher nuk do te veproj njesoj, edhe pse njeri prej tyre do te tregohet shume i talentuar, ai budallai do ta kundershtoj me vetebesim te plote, apo e kunderta.
Prandaj mos prisni qe te gjithe shqiptaret te hane torte ne nje menyre te njejte, padyshim se do te kete prej atyre qe do ta prishin "kopen";
Prandaj mos prisni qe ne nje "party" te organizuar nga ju ne nje kafiteri te qytetit, nuk do te kete "party breaker-a", nese keni ftuar nje grumbull shqiptaresh, padyshim se do te kete ekstremitete ne sjellje.
Prandaj mos prisni se te gjithe shqiptaret do te luftojne armiqet ne unitet te plote, padyshim se do te kete tradhetar te medhenj, apo prej atyre qe do te gjejne miliona arsyje tjera per te marr nje qendrim ekstrem, por te ndryshem nga njeri-tjetri.
Prandaj mos prisni se te gjithe shqiptaret do te duan te bashkohen ne nje shtet, padyshim se do te kete prej atyre qe do te krijojne nje ekstremitet tjeter per ta ndjekur...
Shqiptaret jane nje kopje e vogel e kultures boterore ne pergjithesi. Me cdo problem qe do te ballafqohet bota deri ne skajet me te thella te saj, probleme te ngjajshme do te mund t'i gjesh edhe te shqiptaret. Kjo vlene edhe per perparesite. Shqiptari barte me vete ekstremet e te dy aneve te medaljes.