Histori Per Jeten

Një ditë kali i një fshatari ra në pus .Ai nuk u vra por nuk mund të dilte nga pusi me forcat e tij. Për shumë orë ai hingërinte i dëshpëruar me zë të lartë , ndërsa fshatari mendonte se çfarë të bënte me të .
Në fund ai mori një vendim mizor :mendoi se kali tashmë ishte shumë i vjetër dhe nuk ia kishte më nevojën , gjithashtu edhe pusi itharë nuk ishte më i dobishëm dhe duhej mbyllur .Pra pse të... harxhonte kot forcat përta ngjitur lart .
Ai u bëri thirrjeve fshatarëve të tjerë të merrnin lopatat dhe ta varrosnin të gjallë kalin .Secili filloi të mbushte lopatën dhe dheun e hidhnin brenda në pus .Kali e kuptoi atë që po ndodhte dhe thirri me dëshpërim...
Për habinë e të gjithëve pasi kishin hedhur disa lopata me dhe, kali u qetësua .Fshatari iu afrua grykës së pusit dhe u habit shumë kur pa kalin që shkundte dheun nga trupi i tij dhe më pas e shkelte me këmbë .
Kështu për një kohë të shkurtër të gjithë e panë se si kali ishte në gjendje të arrinte grykën e pusit duke ngjeshur dheun dhe të dilte andej i lumtur .
Jeta ju hedh në shpatulla shumë dhe , dhe tëtë gjitha llojeve...
Veçanarisht kur ti je tashmë brenda në një pus .Sekreti për të dalë nga pusi është : të shkundësh dheun që mban mbi shpatulla dhe të shkelësh sipër tij !
Secili nga problemet tona është një hap që na nxjerr në krye .Në mund të dalim nga skutat më të errëta nëse kemi kurajo .
Mbani mend këto rregulla për të qenë të lumtur :
1. Lironi zemrën tuaj nga urrejtja.
2.Lironi zemrën tuaj nga shqetësimet e tepruara .
3.Thjeshtoni jetën tuaj .
4.Duaj më shumë ...pranoje dheun që të hedhin sepse ai mund të jetë zgjidhje dhe jo problem !!!                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                Njëriu që ka mendjen dhe zemrën të fortë e përdor veten e tij sipas rastit dhe nuk bëhet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndërsa njëriu mendjelehtë jepet pas iluzioneve, dhe njëriu me zemër të dobët pas ndjenjave duke mos zotëruar vetëveten.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              Një vajzë u martua me një tregtar të pasur. Ai posedonte një punëtori të madhe në të cilën shiste pëlhura dhe veshje. Një ditë kishte blerë mish pule dhe kërkoi nga gruaja e tij që ta përgatiste në mënyrë që të hanin për darkë.
Kur filluan darkën dikush iu trokiti në derë. Burri e hapi derën dhe e shikoi një varfanjak të uritur i cili kërkonte diç për të ngrënë.
Burri refuzoi t’i jept...e diçka, ia ngriti zërin dhe e largoi.
– ZOTI të faltë, zotëri – i tha lypësi – po të mos kisha nevojë të madhe dhe të mos më mundonte uria e madhe nuk do të trokitja në derën tënde!
Tregtari nuk priti që ta përfundonte lypësi, me forcë ia përplasi derën dhe u kthye pranë tavolinës.
– Pse ia mbylle derën ashtu atij të varfëri? – e pyeti gruaja.
– Çfarë duhej të bëja? – i nervozuar ia ktheu burri.
– Ke mundur t’i japësh një pjesë mishi, qoftë edhe krahët e pulës të cilat sa do pak do t’ia zbutnin urinë!
– A t’ia jap komplet krahët?! A je çmendur?!
– Por, të paktën ke mundur të sillesh mirë!
Pas një kohe duke shkuar në punëtori, tregtari e pa se e kishte kapluar flaka dhe se ishte djegur gjithçka brenda. I mërzitur u kthye në shtëpi dhe i tha gruas: – Flaka e ka shndërruar në hi punëtorinë time, kam mbetur pa as gjë!!
– Mos vuaj, burri im! Pajto me caktimin e ZOTIT ! Mos e humb shpresën nga mëshira e Tij, e Ai do të ta kompensojë.
– Dëgjomë grua, deri sa kjo nuk ndodh, shko te babit yt, sepse unë nuk mund të përkujdesem për ty!
Atëherë, gruaja e braktisi atë, mirëpo ZOTI e shpërbleu me martesë të re me një burrë i cili ishte i zoti dhe ishte i mëshirshëm ndaj mysafirëve. I ushqente të uriturit dhe nuk i largonte të varfrit dhe lypësit. Një natë kur u ulën për darkë dikush trokiti në derë. Ajo u ngrit të shohë se kush ishte.
– Është një lypës i cili ankohet se është i uritur dhe kërkon diçka për të ngrënë – tha gruaja.
– Jepja njërën nga këto dy pula. Neve na mjafton njëra. ZOTI do të na e kompensojë. Nuk do ta dëshpërojmë atë që na ka trokitur në derë.
-Sa i sjellshëm që je burri im!
Gruaja e mori pulën dhe ia dha lypësit. Por, u kthye me lot në sy për të vazhduar darkën. Kur (burri) e vërejti këtë gjë i tha asaj i habitur: – Ç’të bëri të qashë moj gruaja ime e dashur?!
– Po qaj nga mërzia e madhe!
Burri e pyeti për arsyen, ndërsa ajo iu përgjigj: – Po qaj sepse lypësi që ishte në derë, ishte ish-burri im!!!
Ajo ia tregoi tërë atë që kishte ngjarë me burrin e saj koprrac, i cili i ofendonte lypësit dhe i dëbonte ata duke mos iu dhuruar asgjë.
– Gruaja ime, nëse lypësi që kishte trokitur në derën tonë ishte burri yt i parë, atëherë dije se unë jam lypësi i parë! – i tha burri i saj bujar.
                                             

No comments:

Post a Comment