Showing posts with label kultur. Show all posts
Showing posts with label kultur. Show all posts

Thursday, January 2, 2014

Piramidat Ilire në Bosnje - Arkeologu amerikan zbulon prova te pakundershtueshme

 Historia e njerezimit te ketij planeti eshte genjeshtra me e madhe e treguar apo shkruar ndonjehere. Mezi pres qe e verteta te ekspozohet dhe qe librat false te digjen! Mediat jane bashkepunetore te nje mbulimi te proporcioneve epike



Antropologu Dr. Semir Osmanagich, themeluesi i Parkut Arkeologjik te Bosnjes, pika arkeologjike me aktive ne bote, deklaron se ka prova shkencore “te parefuzueshme” qe jane dale ne drite mbi ekzistencen e qyteterimeve antike me zhvillimin e teknologjise, te cilat nuk na lene rruge tjeter vecse te rishkruajme historine tone te Njerezimit ne Toke. Nje analize e kujdesshme, mbi moshen e disa strukturave, zbulon perfundimisht qe ka shtete te ndertuara te qyteterimit te civilizuar, rreth 29.000 vjet me pare.

Piramida në Bosnje
Piramida në Bosnje

Datimi i provave te radiokarbonit eshte bere nga Radio Carbon, Laboratori i Kiev-it, ne Ukraine, mbi materialet organike prezente te gjetura ne piken arkeologjike boshnjake te Piramidave. Dy arkeologe italiane, dr. Ricarrdo Brett dhe Niccolo Bisconti, e kane gjetur materialinafer piramides vitin e kaluar. Ata kane qene ne gjendje te datojne prejardhjen e tij, dhe prej kesaj, te datojne edhe vete Piramiden nepermjet radiokarbonit. Ky datim i pergjigjet piramidave te ndertuara 20.000 vjet perpara civilizimit Sumer dhe Babilonas.

Fizikantja Dr. Anna Pazdur e Universitetit polak te Slesia-s, ka shpallur lajmin ne nje conference per shtyp ne Sarajeve, ne gusht te vitit 2008. Profesoresha e Arkeologjise Klasike te Universitetit te Aleksandrise, Dr.Mona Haggag e ka pershkruar kete zbulim si : rishkrim i faqeve te reja te historise europiane dhe boterore.  Datimi 29.000 vjet i Parkut Arkeologjik Boshnjak, eshte arritur nepermjet nje shtrese argjili qe gjendej ne brendesi te shtreses se jashtme te piramidave. Si pasoje, eshte marre nje kampion, qe gjate vitit 2012 eshte arritur te testohet materiali konkret 24.800 vjet me pare, dhe qe do te thote se kjo strukture ka nje profil ndertimi prej pothuajse 30.000 vjete me pare.
http://www.youtube.com/watch?v=Mo0OLfUKv94

“Popujt antike qe kane ndertuar keto piramida, i njihnin sekretet e frekuences se energjise. Kane perdorur keto burime natyrore per te zhvilluar teknologjine, dhe per te ndermarre ndertimin e shkalleve qe nuk i kemi pare ne asnje vend tjeter te tokes”, thote dr. Osmanagich. “Provat tregojne qartesisht se piramidat kane qene ndertuar ne perafrim me rrjetin energjitik te Tokes, dhe funksiononin si makineri qe furnizonin me energji dhe mundesonin sherimin.”
 
Studiues te historise antike te Shteteve te Bashkuara, kane lajme pergjithesisht befasuese mbi dick ate gjetur ne kendet me te largeta te globit. Per shembill, zbulimi i Rockwall jashte Dallas-it, Teksas, eshte vetem nje shembull in je muri kompleks dhe te fuqishem, me diameter rreth 10 mije metra, te ndertuar rreth 20.000 vjet me pare dhe te zhytyr rreth 7 kate nen toke. Pyetja eshte: Nga cfare eshte ndetuar ky mur dhe per cfare qellimi, dhe mbi te gjitha, njohja e dates ne te cilen ka jetuar ky civilizim, ne c’menyre mund ten a ndihmoje te kuptojme te ardhmen tone?

Gjurme te reja te gjetura, apo civilizime antike te zbuluara, kane ndezur nje kuriozitet te madh per origjinen njerezore, si rezultat imediave qe mbulojne vetem ato gjera qe jane ne rrjedhen e zakonshme.Numri i nentorit te National Geographic ishte: “Zbulimet e 100 mistereve me te medha te Civilizimit Antik”, dhe aty lexonte:
Ndonjehere kulturat lene pas mistere qe humbasin kuptimin per ata qe vijne pas tyre, qe nga mengjiri e deri tek doreshkrimet e kodifikuara, qe na tregojne per antiket te cilet kane pasur nje qellim te thelle.

” Shkencetaret vazhdojne te kerkojne ne njohurine mbi te kaluaren tone, qe eshte e dobishme per percaktimin e nje te ardhmeje me te mire. Autori i mirenjohur, Michal Cremo, ne librin e tij “Arkeologjia e ndaluar”, teorizon, se njohuria qe kemi mbi zhvillimin e Homo Sapiens, eshte lene menjane apo eshte injoruar nga komuniteti shkencor sepse eshte ne kontradite me opinionet aktuale te origjines njerezore qe shkojne shume mire me paradigmen mbizoteruese."

www.facebook.com/illyrianspage

Piramidat Boshnjake: Prova te civilizimeve te avancuara rreth 30.000 vjet me pare

Tashme jane bere 8 vjet nga germimet e par ate Piramides se Bosnjes, e cila shtrihet rreth 6 kilometra nga pellgu lumor i Visoko-s, 40 kilometra ne veri-perendim te Sarajeves. I kompozuar nga kater piramida antike, ajo e Diellit, tre here me e madhe se Piramida e Gizes, dhe nga nje tunel nentokesor teresisht kompleks, Piramidat e Bosnjeskane marre tashme nje vlere tjeter. Piramida kolosale qendrore e Diellit eshte 420 metra e larte dhe ka nje mase prej miliona tonelatash duke i bere piramidat e Bosnjes, nder me te medhate dhe antiket te njohura ne te gjithe planetin, (ai i Cheope-se eshte i larte vetem 146 metra). Dr. Osmanagich, ka habitur te gjithe komunitetin shkencor dhe arkeologjik me krijimin e nje skuadre inxhinieresh te fushave te ndryshme, fizikante dhe kerkues nga e gjithe bota, per te arritur te bente nje hetim transparent te kesaj pike arkeologjike, per te zbuluar natyren e vertete dhe qellimet e keti kompleksi piramidash.

"Kjo eshte nje kulture e panjohur qe prezanron artin dhe shkencen e avancuar te asaj qe e quajme antike, dhe qe eshte ne gjendje te ndertoje struktura vertet te medha. Ne besojme se ne kete proces po tregohet kapaciteti per te shfrytezuar burimet e pastra energjike”, thote Tim moon, qe sapo i eshte bashkuar skuadres se Osmanagich.

Projekti arkeologjik na ka dorezuar nje tjeter zbulim te rendesishem te gjetur keto vite ne kompleksin e tuneleve nentokesore, te njohur si RAVNE. Ndersa eksploronin tunelin qe te con drejt Piramides se Diellit, skuadra ka nxjerre ne drite gure te ndryshem megalitike. Ne muajin gusht, nje gur i madh prej 25.000 kg u zbulua ne rreth 400 metra thellesi.
 
“Ketu kemi nje gur masiv i perbere nga qindra mijera tonelata material. Nderkohe, kemi gjetur mure te gjate rreth te gjithe perimetrit te kesaj qendre arkeologjike, te formuar nga blloqe guresh te prere”, shton Tim Moon.
Tunelet të quajtur 'RAVNE'
Tunelet të quajtur 'RAVNE'



Sasi te medha te gjetura, jane derguar per t’u restauruar nga galerite e lushura me qendren arkeologjike, perfshire ketu piktura mbi gur, objekte arti, dhe nje sere tekstesh te lashta e hieroglifesh te cilat i perkasin pjeseve te tunelit te nendheshem.

Dr. Osmangich thekson se eshte moment per te ndare lirisht njohurine mbi boten qe mund te mesoje nga e kaluara jone: “Eshte koha per ne te hapim mendjet tona ndaj natyres se vertete te origjines sone. Misioni yne eshte ai i perafrimit te shkences me shpirteroren, dhe ne fund te progresojme si specie. Kjo eshte pikerisht ajo qe kerkon nje qasje te qarte ndaj shperndarjes se njohurise.”
http://www.youtube.com/watch?v=5pf5-0FhGY4
http://www.youtube.com/watch?v=NavCoc0muDc

Gobekli Tepe ne Turqine Lindore

Rezultatet tregojne qartesisht sesi civilizime te ngjashme te avancuara te qenieve njerezore kane qene prezent ne gjithe boten ne ate moment historik. Per shembull, Gobekli Tepe (fotoja e mesiperme) gjendet ne Turqine lindore, dhe eshte nje kompleks i nje mase te madhe qarqesh me gure megalitike, me nje madhesi prej 10-20 metrash, shume me te medhenj se ne puken e Stonehenge-s ne Britanine e Madhe. Ne germimet arkeologjike te Gobekli Tepe, qe jane zbuluar qe ne vitin 1995, jane bere testet e radiokarbonit, te cilat kane treguar se struktura daton te pakten 11.600 vite me pare. Arkeologu gjerman Klaus Schmidt i Institutit gjerman te Arkeologjise ne Berlin te Gjermanise, me mbeshtetjen e ArcheoNova, Instituti i Heidelberg-ut, ka udhehequr germimet ne keto qarqe prehistorike megalitike te zbuluar ne Turqi.
Gobekli Tepe ne Turqine Lindore
Gobekli Tepe ne Turqine Lindore


“Gobekli Tepe eshte nje prej vendeve neolitike me te mahnitshem te botes” thote Schmidt. Por sic shpjegon ai ne nje raport te fundit, per te kuptuar zbulimet e reja, arkeologet kane nevoje te punojne ne kontakt te vazhdueshem me specialistet e rajoneve, teoricienet e arkitektures dhe artit, me teroiciene te psikologjise evolutive, sociologe qe perdorin teorine e rrjeteve sociale, dhe te tjere.
“Eshte kompleksiteti i historise se te pareve, komunitete te medha te instaluara, puna me rrjete te gjera, kuptimi i perbashket mbi boten, ndoshta edhe besimet e para te organizuara te tyre, perfaqesonin simbolikat e universit”, thote Schmidt.
Pervec strukturave megalitike, jane zbuluar te tjera figura dhe skulptura, qe prezantoje kafshe te shoqerise antike, si dinozaure, dhe kafshe te tjera te egra.

Qe nga moment qe germimet do te fillonin ne vitin 1995, jane pastruar 4 qendra arkeologjike, por mendohet se ka ende deri ne 50 ambiente te fshehura nen toke. Keto monolite te vjeteruar ne sasi te medha, me rreth 7 metra lartesi dhe 25 tonelata te perberjes se Gobekli Tepe, gjenden pikerisht ne zemer te asaj qe e perceptojme si origjina e civilizimit. Kjo u ofron kerkuesve, drejtime te reja ne historine e vertete te Tokes dhe civilizimit tone antik.
 
“Objektivi i kerkimeve arkeologjike nuk eshte te zbuloje thjesht te gjitha qarqet megalitike, por mbi te gjitha te kerkoje te kuptoje dicka rreth qellimit te tyre”, shton Schmidt.

Inçizimet me gjeoradar në Piramiden e Diellit në Bosnje, që i ka paraqitë studiuesi austiriak Klaus Dona në konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore mbi luginën e piramidave (deri më tani janë zbuluar 3 piramida, ndërsa piramida qëndrore supozohet të jetë 3 herë më e madhe se ajo e Egjiptit) në Bosnje në shtator 2011, konfirmoi se brenda Piramides boshnjake e Diellit janë ndërtuar rrugë spirale dhe dhoma në thellësi të ndryshme.
Inçizimet me gjeoradar në Piramiden e Diellit
Inçizimet me gjeoradar në Piramiden e Diellit





Sunday, April 21, 2013

A ka ekzistuar Homeri ?

 
DardanA ka ekzistuar Homeri ?
Nga Dardan Leka
Lucieni i Samosatës në shekullin e II-të pas erës sonë e imagjinon një takim, një intervistë me Homerin në librin e tij, “Ngjarje të vërteta” ku shprehë kënaqësinë se ky takim imagjinativë më Homerin do jepte rezultate të frytshme për lexuesin ku në këtë kohë çdo grekë si dhe latinë digjej nga dëshira për tê njohur të vërtetën se, nga cili vend e kishte prejardhjen Homeri, prandaj Lucieni në një takim që pati më të në një ishull, ia shtron këto pyetje Homerit;
Nga cili vend jeni ?
- Edhe sot e di që shumica interesohen të dinë se nga cili vend jam, e di që disa mendojnë se jam nga Shios, tjerët nga Smirna, shumica mendojnë se jam nga Kolofoni. Mirëpo, në realitet unë jam nga Babiloni, ku bashkëqytetarët e mi nuk më thërrisnin Homer por Tigranë! Pastaj, i dërguar si pengë, (që do thotë homeros) tek grekët, kam ndërruar emrin.
Kur e pyeta se, a i keni shkruar ju, vetë me dorën tuaj këto vargje, ai mu përgjigj:
- Po, vetë më dorën time!Homeri
Pa dyshim se Iliada e Homerit i bëri Dardanët të pavdekshëm përmes këngëve të kësaj vepre letrare por, edhe para Homerit, i cili besohet se jetoi në shekullin e IX-të para Krishtit, dardanët ishin të përmendur në fyshekët e hieroglifëve egjiptase, ku në vitin 1295 morën pjesë përkrahë Hititve në betejën e Kadeshit kundër faronit Ramsez II, ose së paku 50 vite para luftës së Trojës. Mirëpo dardanët i hasim më këtë emër edhe pas rënies së Trojës, në Eolidë, pra Azi të vogël, derisa këto vise në shekullin e V-të para Krishtit ishin të pushtuara nga persët, Ksenofoni e përshkruan një ngjarje të rëndësishme në lidhje më një princeshën Dardane te quajtur Mania, që sundoi në Eolidë rreth vitit 400 para Krishtit, ose së paku 400 vite pas Homerit. Pra si e shohim, për ekzistencën e dardanëve kemi dëshmi se ky popull ekzistonte dhe nuk ishte shuar pas rënies së Trojës, pra Ksenofoni na e lejon të bazohemi në këtë dëshmi.
Sipas të dhënave tek disa studiues të njohur rreth biografisë së Homerit mendojnë shumica se, këto dy poema, rapsodë të famshme “Iliada” dhe “Odiseu” nuk janë të shkruara kurrsesi në greqisht por në gjuhën joniane. T’ ju kujtomi pak më tej se jonianët u shpërngulën (emigruan) nga brigjet e detit Jonianë, përafërsisht rreth 140 vite pas rënies së Trojës dhe u vendosën në brigjet e Azisë (Turqi e sotme) ku kjo koloni joniane ruante ende gjuhën e të parëve të tyre.
Pra, si e shohim, ka mundësi se jonianet ishin të shtyrë nga dyndjet Doriane të cilët historia i njehë menjëherë pas luftës së Trojës në Ballkan pra që nga 1200 para Krishtit, Dorianët te dalur nga fiset ilire të mesit të Shqipërisë, pushtuan dhe shemben Mikenen, por nuk u ndalen me kaq, ata u sulen mbi të gjithë ishujt e Egjeut derisa u ndalën në Kretë. (lexoni shënimin tjetër; “gurnia dhe mallia doriane)
Ku lindi Homeri ?
Homeri lindi në Kyme, ishull që shtrihet në brigjet e lumit Melese, kështu që edhe sipas këtij lumi e ëma e tij e emëron më emrin Melezigen çunin e tij, mirëpo me vonë e merr emrin Homer në momentin kur ky ia fillon të punonte si arkatar për senatin e qytetit Kyme, megjithëse sytë me vone kishin filluar ta linin atë…
Me emrin Homer në greqishte nuk identifikohet askund më parë ky emër, dhe një gjë tjetër, duhet marrë parasysh se, Homeri asnjëherë nuk e ka shkel Greqinë kontinentale të atëhershme në Athinë dhe nuk mund të themi se ai dinte te fliste greqisht derisa ishte ionienë dhe shkruante një gjuhë e dialekt krejt tjetër…
Kah fundi i jetës së tij më në fund disa miq të tij e këshillojnë që të shkoje në Athinë për ti shkruar vargjet e tij edhe në gjuhën greke mirëpo fatkeqësisht që gjate këtij udhëtimit për ne Greqi, Homeri vdes në ishullin Io dhe aty varroset si poet ionien.
Homeri 1Që në moshën e re Homeri kishte bërë udhëtime te shumta, që nga brigjet e Afrikës Spanjë dhe Egjipt.
Këtu në Egjipt ndalet një kohë të gjatë ku merr të gjitha njohuritë e duhura që pastaj edhe i transmeton përmes “iliades” e “odises” gati të gjitha perëndit e huazuara egjiptase ku më vonë marrin hovin këto perëndi edhe në mbarë Greqinë antike.
Madje derisa kishte qëndruar një kohë të gjatë në Egjipt, Homeri mëson nga priftërinjtë aq shumë për Parisin dhe Helenen sa që nga ky çast menjëherë aty fillon ideja që të kompozoj poemën “ILIAS” që më vonë e njohim “iliada” titull ne emër të qytetit të Frigjisë, që i kishte dhen Ilius, i biri i Trosit që ishte nipi i Dardanosit te Madh, themeluesit te kësaj dinastie të famshme të ardhur dikur nga Dardania e Ilirisë pellazgjike që kishte migruar për në Frigji diku rreth 1450 para Krishtit.
Pra qytet Ilion njihej më shumë në atë kohë se sa më emrin Troja qe kishte marr këtë emër vetëm me ardhjen e Priamit si mbret i fundit i dinastisë dardane qe vjen pas ne fron pas Laomedonit tiranik !
Laomedoni njihej se ishte një mbret koprrac e tiran pastaj njihet se ai kishte ambicie tjera sa që donte që emrin e babait te tij Ilius ta injoronte dhe t’ia vë emrin këtij qyteti Laomedonia, mirëpo Laomedoni ashtu si edhe e kërkonte e pëson keq nga Herakleu i cili e gjykon me vdekje për një tradhti që i kishte bërë heroit. Laomedoni i kishte dhuruar Herakleut një kali jo nga fara e atyre kuajve të famshëm qe posedonin prej gjeneratash dardanet dhe ruanin me xhelozi farën e këtyre kuajve të pavdekshëm… Pra, Laomedoni i kishte dhuruar heroit një kali te rrejshëm sa që menjëherë në rrugë për Kolshid kali ngordh dhe Herakleu i zemëruar kthehet në Trojë (Laomedonia) ku e vret mbretin Laomedon si ndëshkim për këtë tradhti masakron Laomedonin…
Po e shtjelluam hollë, e gjithë tragjedia trojane fillon nga kjo tradhti e Laomedonit dhe përfundon me shkatërrimin e Trojës…
Nga dorëshkrimet e Homerit mjerisht se ne nuk ka arritur deri tek ne asnjë faqe e shkruar !homer 2
I vetmi libër apo dorëshkrim që ka arritur të mbijetoje ishte një dorëshkrim latin i gjetur ne shekullin XII-të pas Krishtit prej të cilit pastaj kopjohen disa libra ne gjuhë të ndryshme. Disa pjesë duke kaluar dorë pas dore e zbukurim pas zbukurimi më në fund sot “Iliaden” dhe “odisen” në këtë gjendje, si poemat e para Europiane.
Desha të shtoj se gjatë qëndrimit te tij ne Itakë Homeri qëndron një kohë të gjatë tek një pasanik i madh me emrin Mentor, i cili i rrëfen jetën e Uliksit, odiseut dhe nga ky çast fillon të kompozon vargje me shkrim, me titull “ODUSSEIA”.
Por edhe ne ishullin Shio (chio), afër Smirnise (bodrumi i sotëm në Turqi) aty e takon një bari me emrin Glokos, po ashtu edhe ky si dhe Mentori janë emra te pastër ilirë, qe Homeri i çmon këta dy persona të çmuar që luajtën role në kompozimin e këtyre dy veprave duke i përmendur në vepra, si personazhe të rëndomtë, por iu kushton homazhe.
Prandaj s’ka dyshime se Homeri ka burime nga ilirët ose pellazgët. Të njëjtën gjë priftërinjtë Egjiptas te cilët i rrëfejnë Herodotit kur ky viziton Egjiptin 400 vjet pas Homerit, po te njëjtat fjalë si i kanë thënë Homerit se Parisi dhe Helena kanë dashur te strehohen ne Egjiptë por nga frika qe mos te hyjnë ne lufte me qytetet greke, egjiptasit i thonë Parisit që të largohet nga vendi i tyre se nuk duan të bien në konflikte me Akejët.
Për jetën e Homerit me se miri ka shkruar Herodoti por edhe Straboni dhe Aristoti mirëpo një studim te veçantë i kushton Madam Dacie ne këtë studim me titull: “Jeta e Homerit”….
Këtu në vijim të njihemi edhe me mendimin nga studiues shqiptar dhe zgjodhëm parathënien për Iliada nga Dr. Engjëll Sedaj:
Çështja Homerike
Interesimi për Akilin dhe personazhet e luftës së trojës zgjojnë interesim në aspektin historikë edhe tek literatura shqiptare siç zgjojnë interesim edhe shumë vende e fise që i këndon Homeri. Disa prej këtyre momenteve historike kanê zgjuar vëmendje edhe tek periudha e Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX-të në historiografi si dhe literaturën artistiko letrare duke e ndjekur hipotezën Pellazgjike dhe më disa teori të tjera mbi lashtësinë e popullit shqiptar, prandaj edhe thuhet se lajmet e para mbi fiset ilire dhe vendin e tyre i gjejmë në poemat e Homerit.
Pellazgët ishin objekt studimi jo vetëm i studiuesve shqiptarë por edhe i të huajve, të cilët janë mbështetur më së shumti në të dhënat e Homerit mbi ata pellazgët hyjnor që janë në lidhje edhe më popujt tjerë, disa prej tyre kanë mbetur të panjohur dhe krejt mitikë.
Prej tyre, si pellazgjike në këngët homerike përmenden edhe këto fise tjera; kaonët, thesprotët, kasopejtë, molosët, atamanët, anafilokët, aithikët, orestët, antinanët, enienët, euritanët etj. Homeri thotë sipas këngëve në “Odisea” se, vetëm në Kretë banonin pesë fise me gjuhë të ndryshme, që janë; eteokretasit, kydonët, akejtë, dorianët dhe pellazgët, kurse në Iliadë këndon;
tro“Në breg të detit kanë zënë vend kerianët dhe ata peoenët harklakuar lelegët, kaokonët diva me pellazgë…”
Bashkë me pellazgët, në këngët homerike ndeshën edhe fise tjera, kështu që nuk mund të lokalizohen në një vend të caktuar në Greqinë antike, por si të shpërndarë në Kretë, Thesali, Epir, Mikenë dhe vende tjera.
Pra e vërteta është se, edhe autorët tjerë antikë i zënë n’gojë pellazgët e vjetër kështu që për studiuesit e mëvonshëm mendimet dhe të dhënat e tyre u kanë shërbyer për ti përforcuar dhe për t’i bërë më të sigurta të dhënat legjendare e mitike mbi ta.
Mirëpo, studiuesit kanë konstatuar se elementet etnike të botës homerike në pjesën dërmuese janë më të vjetra se ajo e kohës së Homerit, gjë që ai është detyruar t’i përmendte popujt e lashtë paragrekë, prej të cilëve shumë shpesh pikërisht pellazgët t’i përcaktonte si një popull jo grekë.
Prandaj edhe elementet etnike të pellazgëve janë krejt të panjohura, të padefinuara mirë si edhe vetë koncepti pellazgjikë më këto elemente mitike, siç u tha më sipër, si një popull hyjnor, sado që ata në Luftën e Trojës kanë mbajtur anën e trojanëve.
Si e shohim, paraqitja e pellazgëve në këngët homerike bëhet me disa kundërthënie. Këtu zakonisht behët edhe dallimi në mes të Akilit dhe Agamemnonit, jo vetëm se këta dy nuk merren veshë mes veti për shkak të një vajze, por më siguri se këta dy vinin nga dy botëra të ndryshme.
Pra duhet thënë gjithashtu se edhe në traditën e një literature të pasur, qoftë nga periudha e rilindësve shqiptarë, qoftë edhe më vonë, dalin disa personazhe të këngëve homerike, historikisht më të afërta, si kur është fjala për Akilin, ashtu edhe për Zeusin pellazgjikë të Dodonës.
Në fakt, pikërisht në Dodonë, si të themi, janë shkolluar protagonistët kryesorë të këngëve homerike; Akili dhe Odiseu, ku Akili i drejtohet Zeusit më këto fjalë; “Mbret i pellazgëve e i Dodonve, o Zeus, ti që nga larg sundon edhe Dodonën “ …këto vargje e kanë motivuar edhe Naim Frashërin.ona
Si e shohim, pa dyshim se studiuesit në asnjë pikëpamje nuk mund t’i vënë këngët homerike në shërbim të Ilirologjisë më tepër se me të dhënat e shumta mbi dardanët. Prej Homerit e deri më sot Troja dhe heronjtë e luftës së saj kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të letrarëve, piktorëve e artistëve tjerë, por edhe vëmendjen e arkeologëve dhe të historianëve në përgjithësi. Mirëpo, nga hulumtimet e gjertanishme nuk mund të thuhet se janë arritur rezultate përkitazi më ndriçimin e elementeve etnike të trojanëve, të cilët Homeri i quan edhe më emrin dardanët. Në disa raste Homeri bënë dallimin etnik në mes trojanëve e dardanëve si në këngën VII-të këtu; “Trojanë, dardanë, më dëgjoni dhe ju aleatë…”
Tekefundit, edhe vetë emërtimet e ndryshme dëshmojnë dallimet e këtyre dy popujve të Frigjisë.
Duke përfunduar këtë fjalë të hyrjes për monumentin më të madh të letërsisë klasike greko romake, duhet thënë se nga eposet e Homerit, kanë mësuar artin e bukur dhe dijen të gjitha gjeneratat dhe të gjithë njerëzit e ditur në trevën Europiane dhe më gjerë.
Në këtë mënyrë mund të thuhet se edhe vetë Iliada me mitet dhe legjendat e begatshme të saj, paraqet një internacionalizim të vërtetë dhe i bashkon jo vetëm poetët e artistët e botës por edhe popujt dhe kulturat e tyre: ky bashkim bëhet në një mënyrë më të natyrshme se që i bashkojnë popujt dhe kulturat e ndryshme librat ideologjikë e fetarë.
Pikërisht këtu qëndron edhe vlera e madhe artistike e këngëve homerike.
Prandaj, si përkthimi dhe botimi i parë integral, ashtu edhe ky botim i përkthimit të ripunuar i Iliadës nga Gjon Shllaku, i cili u realizua për të parën herë në Prishtinë, shënon një datë të rëndësishme për kulturën shqiptare përgjithësisht, e sidomos për letërsinë Europiane, sigurisht kulmore do jetë edhe në gjithë letërsinë e përkthyer shqiptare.
Një meritë e veçantë dhe lëvdatë i takon z. Abdullah Zeneli për iniciativën dhe nismën e mbarë të tij që në ndërmarrjen botuese “Buzuku” të botohet kjo vepër madhështore e artit letrar, me shpresë se ky poet e adhurues i madh i letërsisë së shpejti do tê vijoje punën edhe më botime të veprave tjera nga antika.
DR. Engjëll Sedaj
Nxjerrur nga “Iliada” përktheu Gjon Shllaku, botimet Buzuku 2006 Prishtinë
1. Nxjerrë pjesërisht nga: Jeta e Homerit sipas Madamme Dacier
2. Dr. Engjëll Sedaj: Çështja Homerike
Përshtatur për Renesancën ilire nga: Dardan Leka Illyrians Page.

Amfiteatri i Durrësit – nën vëmendjen e Europa Nostra


 
amf Amfiteatri i Durrësit – nën vëmendjen e Europa Nostra
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve të Trashëgimisë Kulturore, Europa Nostra – zëri i Trashëgimisë Kulturore pranë Këshillit të Europës, ka prezantuar listën e shkurtër të 14 objekteve të trashëgimisë europiane në rrezik, një program sensibilizues që targeton publikun e gjerë dhe institucione të rëndësishme finaciare të Bashkimit Europian. Në këtë listë është përfshirë dhe Amfiteatri i Durrësit si një monument i rëndësishëm dhe me vlerë për trashëgiminë europiane.
Programi “The 7 Most Endagared” – “7 Më të Rrezikuarit” është një formë e re ndërgjegjësimi publik që Europa Nostra ka zgjedhur për të inkurujuar dhe mbështetur organizatat anëtare të saj, qe të prezantojnë objekte të trashëgimisë të vendeve të tyre, të cilat kanë nevojë për më shumë vëmendje.
“Më këtë program inkurajues, Europa Nostra nuk synon vetëm identifikimin e monumenteve në risk të trashëgimisë kulturore në Europë, por bën thirrje për veprim. Grupe me ekspertë të fushave të ndryshme në bashkëpunim më partnerët tanë, do ti vizitojnë këto objekte të përzgjedhura, dhe do të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të mundshme për të ardhmen e tyre. Në këtë mënyrë, ne shpresojmë të frymëzojmë dhe inkurajojmë reagimin e organizmave publikë dhe privatë në Europë dhe jashtë saj”, shprehet Denis de Kergorlay, Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra.
Programi “The 7 Most Endagared” – “7 Më të Rrezikuarit” i prezantuar në Janar të këtij viti, u adresohej të gjitha organizatava dhe enteve publike anëtarë të Europa Nostra, të aplikojnë për objekte përfaqësuese të trashëgimisë kukturore të vendeve të tyre. Eksperienca pozitive e këtij programi të sukseshëm realizuar nga US National Trust for Historic Preservation (Organizata për Ruajtjen e Trashëgimisë Historike në Shtetet e Bashkuara), ishte burim frymëzimi dhe për Europa Nostra.
Kjo thirrje u vlerësua nga Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor, e cila aplikoi duke përzgjedhur Amfiteatrin e Durrësit, si një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore Shqiptare dhe Europiane, me vlera te veçanta për zhvillimin e turizmit Kulturor.
Ekspertë të njohur të fushës, anëtarë të Bordit Këshillues Ndërkombëtar të Europa Nostra, kanë përzgjedhur 14 objekte të nominuara nga e gjithë Europa. Këto monumente përfaqësojnë qendra historike, zona arkeologjike, ndërtesa kulti dhe fortifikime të ndryshme. Ndërmjet 40 aplikimeve nga 21 vende të Europës, si Gjermani, Itali, Francë, Turqi, Qipro, Greqi etj., Amfiteatri i Durrësit eshte perzgjedhur në listën paraprake, për tu vlerësuar ne një fazë përfundimtare në muajt në vijim. Lista përfundimtare, do të shpallet me rastin e festimit të 50 vjetorit të Europa Nostra, në Kongresin e rradhës, i cili do të mbahet në Athinë në 16 Qershor 2013.
Amfiteatri i Durrësit është është një objekt unik me vlera të rralla arkitekturore, historike dhe turistike. Ende i pazbuluar tërësisht ky objekt emblemë e një civilizimi mijëvjecar dhe një memorie historike, shumë informuese për brezat, është pa dyshim motivi kryesor që i ka shtyrë, me sa duket, ekspertët ta përfshijnë atë në listën e 14 të nominuarve.
Ne shpresojmë që ky objekt të konsiderohet si i tillë deri në fund të përzgjedhjes, duke i dhënë kështu trashëgimisë Kulturore Shqiptare, vëmendjen e duhur në arealin e pasur të trashëgimisë kulturore europiane, që garanton komunikimin ndërmjet kombeve.
Europa Nostra, dhe anëtarët e saj e konsiderojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore një detyrë të rëndësishme dhe pa dyshim një përgjegjësi të përbashkët për të gjitha palët. Investimi në trashëgiminë nuk është një luks, por një kontribut për t’i dhënë jetë trashëgimisë kulturore europiane.
“Europa Nostra më shumë së kurrë ka nevojë për të qënë së bashku, sepse Trashëgimia e Europës është gjithcka, është fryma që e mban gjallë, si dhe shpirti që e përjetëson” shprehet i mirënjohuri Placido Domingo – President i Europa Nostra.
Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor – ADCT është e angazhuar plotësisht të jetë jo vetëm aktive në këtë proces mbarëeuropian, por të mundësojë dialog dhe partneritet me institucionet publike dhe private brenda dhe jashtë vendit, për ta bërë të mundshëm realizimin e këtij misioni të vështirë në mbrojtje të trashëgimisë, dhe për ta njehsuar zërin tonë me atë të Europa Nostra, gjithmonë në funskion të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Duke shpresur në mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj dhe atë publik, ju falenderojmë për vëmendjen.
Armada Molla
Kryetar
Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor
Adresa: Rruga “Dora D’Istria”, Nd.5 H3,
Kodi Postar 1019,
Tirana – Albania Illyrians Page.