Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts
Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts

Saturday, November 16, 2013

Vogëlushi që lufton kancerin, realizon ëndrrën e tij (FOTO)

Miles Scott është një vogëlush 5-vjeçar nga qyteti i San Franciskos.
Djali është i sëmurë me kancer, por ka një dëshirë shumë të madhe që me shumë dëshirë pret ta realizojë.
Miles ëndërron që vetëm për një ditë të jetë Batman (personazh televiziv i filmave vizatimor).
Për të realizuar ëndrrën e djaloshit, mijëra njerëz janë mbledhur për ta ndihmuar financiarisht atë në mënyrë që Scott ta realizojë ëndrrën e tij të zjarrtë.
E gjithë ngjarja është organizuar nga Fondacioni "Make a Wish". Babai i tij, Nick Scott, ka falënderuar organizatën dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në realizimin e ëndrrës së Miles-it. "Puna" e tij është lavdëruar edhe nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama.    
Illyrians Page.
 
 
 

Sunday, June 9, 2013

A e dini se Rusia dhe SHBA…?

alaskaKy është padyshim informacioni më i parëndësishëm i ditës, që shërben kryesisht për të shuar kuriozitetin.

 
Siç dihej, Alaska i përkiste Rusisë, por kjo e fundit vendosi që t’ia shiste SHBA-së. Dhe a e dini se me çfarë çmimi e bleu SHBA-ja Alaskën nga Rusia? Me 2 cent për hektar!  Illyrians Page.