Showing posts with label shkence. Show all posts
Showing posts with label shkence. Show all posts

Monday, June 10, 2013

NASA: “Në Mars zbuluam ujë të pijshëm!”

Nasa...Anije kozmike e NASA-s, avancoi në një nga zbulimet më të mëdha në historinë e njerëzimit!
Anija kozmike “Opportunity”, e cila ndodhet në orbitën e planetit të kuq për më shumë se 9 vjet, zbuloi ujë të pijshëm dhe ujë asnjanës përsa i përket oksiditetit nën shtresën e një pjese balte në kraterin IntevorT. Shtresa e baltës u gjend ndër gur, ku sipas shkencëtarëve që analizuan zbulimin, kjo shtresë krijohet vetëm pas prezencës së sasisë madhe të ujit!
Përbërja e gurëve, në të cilët u gjend uji ka ndryshuar përbërje për shkak të kontakteve të tyre për një kohë shumë të gjatë me ujin, pra me elementin e lëngshëm.

Këto zbulime vijnë të vërtetojnë zbulimet e mëparshme të “Curiosity”, sipas të cilëve në lashtësi ka ekzistuar sasi e madhe uji në Planetin e Kuq, që ishte i përshtatshëm për të pirë. Illyrians page.

Sunday, June 9, 2013

Një ide e çmendur e NASA-s, do të realizohet në vitin 2014! (FY2014 – video)

 
NASAProjekti i ri i NASA-s quhet FY2014 dhe ndodhet shumë pranë realizimit të një ideje të cilën, nëse dikush para pak vitesh tentonte ta përshkruante, do të konsiderohej si i çmendur!
Projekti i NASA-s, parashikon krijimin e një sistemi robotik, i cili do të “thithë” dhe do të izoloj brenda tij një asteroid me qëllim që ta udhëheq atë me siguri në një pikë të përcaktuar midis orbitës së Tokë dhe të Hënës. Pas realizimit të kësaj tentative, në vijim astronautët do ta vizitojnë dhe do të marrin kampion prej këtij asteroidi për ta studiuar atë.
Realizimi i kësaj ideje të çmendur kërkon dhe bashkon të gjithë teknologjinë më të sofistikuar dhe më të zhvilluar që disponon qenia njerëzore, si dhe personelin më të mirë! Illyrians Page.

Video që vijon tregon me animation të gjithë operacionin që do të zhvillohet dhe vërtet është magjike:

 

 

Wednesday, May 15, 2013

Befasohen arkeologët, zbulohet Atlantida braziliane!

 
 
AtlantidaPër shumë shekuj me radhë me dhjetëra ekspedita janë vënë në zbulimin e Atlantidës, ose ndoshta “dikush”, nuk dëshiron të zbulohet, pasi do të rrënoheshin shumë ide të “instaluara” në historinë e sajuar tashmë!
Shkencëtar brazilianë kanë zbuluar një strukturë gjigande në thellësi të Oqeanit Atlantik, e cila i ngjason shumë Atlantidës mitike. Struktura u gjend 1.500 km në hapësirë të Rio de Janero, strukturë e cila përbënte pjesë e një kontinenti të zhytur gjatë krijimit të oqeaneve.
Hulumtuesit brazilianë, zbuluan mbi pllakat gjigande gjurmë graniti, strukturë gurore e cila krijohet vetëm në thatësisë dhje jo në ujë. Ndërsa sipas udhëheqësit të ekipit të shkencëtarëve të Shërbimit të Gjeologjisë në Brazil (CPRM), Roberto Ventura Santos do të vazhdojnë shpimet për të konfirmuar këtë teori:
“Sipas gjasave kemi të bëjmë me Atlantidën braziliane. Jemi të sigurt, por me zbulimin e fakteve të tjera kjo do të na ofrohet më shumë njohuri. Njohja përfundimtare shkencore do të arrihet në fund të vitit të ardhshëm, kur dhe do të kryejmë shpime dhe eksplorime në rajon, me qëllim që të kemi sa më shumë kampoin dhe të dhëna të pathyeshme”, deklaroi Santos.

 
Ndërsa lidhur me termin “Atlantida braziliane”, Santos u shpreh: “Bëjmë fjalë për Atlantidën e humbur më shumë nga ana simbolike. Sigurisht që nuk presim të zbulojmë Atlantidën e humbur në mes të Oqeanit Atlantik. Por, nëse është e vërtet se kemi zbuluar një kontinent në mes të oqeanit, do të jetë një zbulim shumë i madh dhe i rëndësishëm për të gjithë historinë njerëzore, me ndikime dhe ndryshime rrënjësore për shkencat dhe për zgjerimin e shelfit kontinental dhe në përgjithësi të shkencës së gjeologjisë”. Illyrians Page.
atlantida 1Atlantida 2Atlantida 3Atlantida 4

Wednesday, April 24, 2013

Një mikro-robot zbulon misteret e piramidës së Diellit

piramidadiell1Një mikro-robot i pagëzuar me emrin Tlaloc II-TC, sipas emrit të perëndisë azteke të shiut,është ndërtuar posacërisht për të ndihmuar arkeologët në kërkimet e tyre në Piramidën e Diellit në Meksikë. I pajisur gjithashtu edhe me një aparat fotografik që regjistron me intervale kohore të barabarta, robot ka zbuluar disa rrugë të reja nën Tempullin e Quetzalcouatl-it.
Arkeologët shpresojnë të sigurojnë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar strukturën e Piramidës së Diellit dhe në fund të këtyre rrugëve të pashkelura prej 2 mijë vitesh të mbërrijnë të paktën në një dhomë antike.
Roboti, është i pajisur edhe me një krah të automatizuar që e ndihmon atë të pastrojë pengesat që mund të hasë gjatë kërkimit në këtë tempull të ngritur në nder të një udhëheqësi indigjen, rreth 2500 vite më parë.
Piramida e Diellit bën pjesë në një zonë antike ku janë edhe piramida e Hënës dhe disa tempuj e sheshe të shoqërisë prehispanike. I gjithë ky kompleks mendohet të ketë qenë qendra e një qyteti prej më shumë se 100 mijë banorësh, që e bëjnë atë kryeqendrën e Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore para rënies fillimisht në dorë të aztekëve e më pas të kolonizuesve spanjollë.
Besohet se Qyteti është ngritur nga fiset indigjene rreth 2500 vite më parë ndërsa në vitin 1300, qyteti ra në duart e aztekëve të cilët e quajtën “qyteti ku njeriu bëhet Zot”. Illyrians Page.
piramidadiellitpiramidadiell1 (1)

Monday, April 22, 2013

NASA publikon fotografi të disa strukturave në Hënë, ndoshta një civilizim i lashtë!!!

 
hena 1Drejtori i sektorit të kontrolli të, të dhënave dhe fotografive në laboratorin e NASA, Ken Jonnson bëri publike disa fotografi të realizuara në misionin e Apollo!
Drejtori i NASA-s, zbuloi se amerikanët astronaut gjeten në Hënë, rrënojat e një civilizimi të vjetër të panjohur.
Madje astronautët zbuluan aty dhe një mekanizëm të kontrollit të gravitetit. Por nuk ishte vetëm kjo çka ata zbuluan kur u ulën në sipërfaqen e hënës. Astronautët gjetën aty edhe shumë objekte dhe sende të tjera të cilat i fotografuan, por NASA urdhëroi Jonnson ti shkatërroj këto të dhëna. Jonnson nuk i ndoqi urdhrat me përpikmëri dhe tashmë ai të avancoj në publikimin e disa prej këtyre fotografive, duke pohuar se qeveria amerikane i ka mbajtur të fshehta at më shumë se 40 vjet. Illyrians Page.
hena 2hena 3hena 4hena 5hena 6hena 1