Shkencëtar brazilianë kanë zbuluar një strukturë gjigande në thellësi të Oqeanit Atlantik, e cila i ngjason shumë Atlantidës mitike. Struktura u gjend 1.500 km në hapësirë të Rio de Janero, strukturë e cila përbënte pjesë e një kontinenti të zhytur gjatë krijimit të oqeaneve.
Hulumtuesit brazilianë, zbuluan mbi pllakat gjigande gjurmë graniti, strukturë gurore e cila krijohet vetëm në thatësisë dhje jo në ujë. Ndërsa sipas udhëheqësit të ekipit të shkencëtarëve të Shërbimit të Gjeologjisë në Brazil (CPRM), Roberto Ventura Santos do të vazhdojnë shpimet për të konfirmuar këtë teori:
“Sipas gjasave kemi të bëjmë me Atlantidën braziliane. Jemi të sigurt, por me zbulimin e fakteve të tjera kjo do të na ofrohet më shumë njohuri. Njohja përfundimtare shkencore do të arrihet në fund të vitit të ardhshëm, kur dhe do të kryejmë shpime dhe eksplorime në rajon, me qëllim që të kemi sa më shumë kampoin dhe të dhëna të pathyeshme”, deklaroi Santos.
No comments:
Post a Comment