Showing posts with label Lajme. Show all posts
Showing posts with label Lajme. Show all posts

Monday, May 20, 2013

Muajt e ardhshëm, do të diskutohet në BE copëtimi i Greqisë! (video)

 
elZhvillimet në fushën e “shahut” të politikës dhe ekonomisë botërore tashmë dihen!
Ndërkohë, cikle të ndryshme në Greqi, kanë filluar të shprehin shqetësimin e tyre për situatën kritike dhe lajmet e “këqija” që vijën në adresë të Greqisë rreth fateve dhe “planeve” për të ardhmen e saj. Kjo video paraqet disa pika kritike të cilat bëjnë me dije se dhe paralajmërojnë disa detaje rreth mbledhjeve të posaçme që do të organizohen nga Elitat e Europës që do të vendosin rreth fatit të Greqisë.
Madje, sipas të dhënave të kësaj videoje, është e siguritë se muajt e fundit do të vendoset copëtimi Greqisë si zgjidhje për krizën ekonomike greke dhe zhvlerësimin dhe ç’fuqizimin e ushtrisë së vendit.Illyrians Page.

Për më shumë detaje në videon në vijim:
 

 

Sunday, April 28, 2013

Alket Rizai sëbashku me 500 shqiptar të tjerë të burgosur në Greqi, do të dërgohen në Shqipëri!

 
AlkMësohet se shteti grek do të dërgoj në Shqipëri 500 shqiptar të burgosur që vuajnë dënimin në burgjet greke, për ta vazhduar atë në burgjet shqiptare.
Siç bënë të ditur gazte greke “BHMA”, qëllimi i kësaj nisme nuk është vetëm mbipopullimi në burgjet greke, por dhe një hap për të reduktuar nivelin e lartë të kriminalitet në vend, që ka arrtur në të kuq, e i alarmuar me ngjarjet e pak kohëve më parë me arratisjen e 15 të burgosurve shqiptar nga burgu i Trikalës.
Mësohet gjithashtu se ndërmjet 500 të burgosurve që do të transferohen muajt e ardhshëm në Shqipëri, është dhe i famshmi Alket Rizai, i cili jo pak herë i ka shkaktuar dhimbje koke policisë dhe shtetit grek. Sipas reportazhit dhe informacioneve të gazetës “BHMA” qëllimi i qeverisë greke është që të transferoj për në Shqipëri pjesën më të madhe të burgosurve shqiptar që ajo ka në burgjet e saj, të cilët arrijnë në 2.300 persona!
Njëri nga faktorët e tjerë që qeveria greke kërkon me ngulm transferimin e të burgosurve shqiptar është dhe rivaliteti midis bandave shqiptare dhe ato, greke me bandat shqiptare të “shquhen” për egërsinë e tyre, ku në shumicën e rasteve të mos arrihen të kontrollohen as edhe nga vete policia greke.
Para pak ditësh Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrit të Drejtësisë së Greqisë, Kosta Karagouni, i cili insiston në zgjidhjen sa më të shpjet të kësaj çështje. Kështu, brenda pak 24 orësh, do të nisin negocimet nga dy palët përkatëse për të koordinuar lëvizjet e fundit të veprimeve të kësaj marrëveshje. Gjithashtu, kostoja e programit të rehabilitimit të burgosurve në burgjet shqiptare do të sponsorizohet nga qeveria greke, me 5 euro në ditë për çdo të burgosur. Kjo shumë është përcaktuar në raport me shumën që aktualisht shteti grek shpenzon për një të burgosur në burgjet e këtij vendi, Illyrians Page.