Siç bënë të ditur gazte greke “BHMA”, qëllimi i kësaj nisme nuk është vetëm mbipopullimi në burgjet greke, por dhe një hap për të reduktuar nivelin e lartë të kriminalitet në vend, që ka arrtur në të kuq, e i alarmuar me ngjarjet e pak kohëve më parë me arratisjen e 15 të burgosurve shqiptar nga burgu i Trikalës.
Mësohet gjithashtu se ndërmjet 500 të burgosurve që do të transferohen muajt e ardhshëm në Shqipëri, është dhe i famshmi Alket Rizai, i cili jo pak herë i ka shkaktuar dhimbje koke policisë dhe shtetit grek. Sipas reportazhit dhe informacioneve të gazetës “BHMA” qëllimi i qeverisë greke është që të transferoj për në Shqipëri pjesën më të madhe të burgosurve shqiptar që ajo ka në burgjet e saj, të cilët arrijnë në 2.300 persona!
Njëri nga faktorët e tjerë që qeveria greke kërkon me ngulm transferimin e të burgosurve shqiptar është dhe rivaliteti midis bandave shqiptare dhe ato, greke me bandat shqiptare të “shquhen” për egërsinë e tyre, ku në shumicën e rasteve të mos arrihen të kontrollohen as edhe nga vete policia greke.
Para pak ditësh Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrit të Drejtësisë së Greqisë, Kosta Karagouni, i cili insiston në zgjidhjen sa më të shpjet të kësaj çështje. Kështu, brenda pak 24 orësh, do të nisin negocimet nga dy palët përkatëse për të koordinuar lëvizjet e fundit të veprimeve të kësaj marrëveshje. Gjithashtu, kostoja e programit të rehabilitimit të burgosurve në burgjet shqiptare do të sponsorizohet nga qeveria greke, me 5 euro në ditë për çdo të burgosur. Kjo shumë është përcaktuar në raport me shumën që aktualisht shteti grek shpenzon për një të burgosur në burgjet e këtij vendi, Illyrians Page.
No comments:
Post a Comment