Arkeologët shpresojnë të sigurojnë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar strukturën e Piramidës së Diellit dhe në fund të këtyre rrugëve të pashkelura prej 2 mijë vitesh të mbërrijnë të paktën në një dhomë antike.
Roboti, është i pajisur edhe me një krah të automatizuar që e ndihmon atë të pastrojë pengesat që mund të hasë gjatë kërkimit në këtë tempull të ngritur në nder të një udhëheqësi indigjen, rreth 2500 vite më parë.
Piramida e Diellit bën pjesë në një zonë antike ku janë edhe piramida e Hënës dhe disa tempuj e sheshe të shoqërisë prehispanike. I gjithë ky kompleks mendohet të ketë qenë qendra e një qyteti prej më shumë se 100 mijë banorësh, që e bëjnë atë kryeqendrën e Amerikës Veriore dhe asaj Qendrore para rënies fillimisht në dorë të aztekëve e më pas të kolonizuesve spanjollë.
Besohet se Qyteti është ngritur nga fiset indigjene rreth 2500 vite më parë ndërsa në vitin 1300, qyteti ra në duart e aztekëve të cilët e quajtën “qyteti ku njeriu bëhet Zot”. Illyrians Page.
No comments:
Post a Comment