Saturday, November 16, 2013

Vogëlushi që lufton kancerin, realizon ëndrrën e tij (FOTO)

Miles Scott është një vogëlush 5-vjeçar nga qyteti i San Franciskos.
Djali është i sëmurë me kancer, por ka një dëshirë shumë të madhe që me shumë dëshirë pret ta realizojë.
Miles ëndërron që vetëm për një ditë të jetë Batman (personazh televiziv i filmave vizatimor).
Për të realizuar ëndrrën e djaloshit, mijëra njerëz janë mbledhur për ta ndihmuar financiarisht atë në mënyrë që Scott ta realizojë ëndrrën e tij të zjarrtë.
E gjithë ngjarja është organizuar nga Fondacioni "Make a Wish". Babai i tij, Nick Scott, ka falënderuar organizatën dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në realizimin e ëndrrës së Miles-it. "Puna" e tij është lavdëruar edhe nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama.    
Illyrians Page.
 
 
 

No comments:

Post a Comment