Friday, March 22, 2013

Bisedimet Kosovë-Serbi, Daçiç: Pavarsinë s’ua jap, por le të dialogojmë


 
kosBisedimet Kosovë-Serbi duket se janë në rrugë të mbarë pasi ditën e sotme Hashim Thaçi tha para Këshillit të Sigurimit në OKB se Kosova është një vend që kërkon të eci përpara.
Në fjalën e tij, Thaci vlerësoi se 3 komuna veriore në veri të Kosovës vijojnë të paraqesin tension dhe një situatë serioze.
“Situata në 3 komunat veriore vijon të paraqesë tension dhe situatë serioze që mund të destabilizojë situatën. 20 incidente janë shënuar në veri vetëm 3 muajt e fundit”.
Kreu i qeverisë kosovare i bëri thirrje Serbisë të largojë strukturat ilegale nga veriu.
“I bëjmë tirrje Serbisë të eliminojë këto struktura ilegale në veri. Thirrja jonë nuk është e vetmuar se mbështet dhe nga SHBA dhe vende të tjera”.
Ndërsa në kuadër të diskutimeve Serbi-Kosovë, Thaci ftoi Serbinë të punojë për arritjen sa më shpejt një marrëveshjeje ndërshtetërore.
“Jam i bindur se nëse Serbia punon për këtë, dialogu mes 2 palëve do të njohë vetëm fitues dhe asnjë humbës”.
Kryeministri ka thënë se Beogradi ka propozuar autonomi për serbët e Kosovës, por kjo gjë është në dëm te të gjithëve.
“Kjo gjë do të krijonte një Republika Srpska në Kosovë e cila do të shkatërronte tërë të arriturat dhe do të nxiste konflikt. Kjo është një tendencë që nxit përçarje etnike dhe nuk do ta tolerojmë një gjë të këtillë”.
Por, Thaci garantoi se ‘nuk do të lejohet të ndërtohet asnjë Republika Serbska e re brenda kufijve të Kosovës”.
Në fund kryeministri ka përmendur rezolutën e Parlamentit Europian, përderisa ka thënë se ai nuk dëshiron që në Ballkan të nxisë konflikte të reja. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment