Tuesday, March 26, 2013

Emigrantët shqiptar në “panik”, braktisin në masë Greqinë, kthehen në atdhe ose drejtë…!


 
OLYMPUS DIGITAL CAMERAMediat greke pasqyrojnë me “dhimbje” dhe si “dështim” riatdhesimin masë të emigrantëve shqiptar që jetojnë në Greqi!
Javët e fundit, edhe pse për shqiptarët politikat e ligjërimit nga qeveritë e vendit kanë qenë me pikatore dhe të mirë menaxhuara!!!, aktualisht mediat dhe vetë populli grek shpreh keqardhje për largimin e emigrantëve, të cilët jetojnë për më shumë se 20 vjet në këtë vend. Kështu, sipas mediave, riatdhesimi i emigrantëve shqiptar nga ky vend, po bëhet në masë, ku vetëm muajt e fundit llogaritet që përqindja e largimit të emigrantëve nga çdo bashki, të kapi shifrën marramendëse të 150%. Por, e keqja nuk ndalet këtu, është e sigurt tashmë që sapo të mbarojnë sezoni shkollor, familjet e emigrantëve do ta braktisin vendin të detyruara nga papunësia e madhe dhe kriza ekonomike.Kthehen 1
 
Bashkëpunëtor të alb-observer.com në Greqia, erdhën në kontakt me përfaqësi të emigrantëve në këtë vend, siç është Federata e Shoqatave Shqiptare, ku u interesuan për ketë dukuri duke u parashtruar një sërë pyetjesh. Mësohet se problemet që ndeshen aktualisht emigrantët janë shumë të mëdha dhe siç ata thonë “edhe një herë ndjehemi të braktisur nga të dy palët, si nga qeveria greke, po ashtu dhe nga qeveria shqiptare e cila kurrë nuk është interesuar për qytetarët e saj në këtë vend”.
Madje, ata e kanë pagëzuar si një shpërngulje të tretë, këtë situatë, duke përmendur atë fillim viteve 90-të, në 97-ën dhe tashmë me këtë krizë kaq të ashpër e cila padyshim që prek direkt shtresat e dobëta siç janë emigrantët e pambrojtur.
Largimi nga Greqia për emigrantët nuk është aspak një procedurë e lehët, emigrantë në Greqi, “emigrantë” konsiderohen dhe në Shqipëri, fëmijët kanë probleme madhore, ku pjesa më e madhe prej tyre nuk e flasin gjuhën shqipe. Gjetja e punës në Shqipëri, gjithashtu është një problem shumë i madh. Të gjendur në pikë të hallit një numër shumë i madh emigrantësh i drejtohen Europës duke rrezikuar edhe më shumë për një të ardhme më të mirë, por që tashmë edhe Europa i ka mbyllur dyert për ta.
Duke u bazuar në statistikat e institucioneve greke dhe informacionet që ka mbledhur Federata, kryetari i saj z. Etmond Guri, bënë me dije se “komuniteti shqiptar dhe emigrantët në përgjithësi janë ata të cilët janë prekur direkt nga kriza, pasi 75% e meshkujve punësohej në sektorin e ndërtimit, i cili tashmë është paralizuar dhe nuk shihet dritë në tunel. Po ashtu edhe për femrat shqiptare, ku pjesa më e madhe punësoheshin si “ndihmëse” shtëpiake, por të gjendura në rrugë tashmë pasi qytetarët grekë nuk e kanë mundësinë ekonomike t’i mbajnë në punë, pasi edhe ata kanë humbur punën e tyre. Papunësia në Greqi ka arritur shifrën alarmante të në 26.7% zyrtarisht, pa llogaritur një numër shumë të madhe njerëzish që nuk është regjistruar në zyrat e shërbimit social Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment