Tashmë në Korenë e Jugut femrat duhet të kenë kujdes kur vidhen pasi mund ta pësojnë. Koj pasi presidentja e vendit, Park Geu-hye ka firmosur ligjin për “tejekspozimin” I cili ka hyrë në fuqi ditën e sotme. Ky ligj do të penalizojë të gjitha femrat që zgjedhin një veshje “të pamoralshme” që janë minifundet e tepruara dhe veshje të tjera provokuese që vendosin në siklet personat e tjerë në publik.
Ligji që i gjobit këto femra me 50 mijë uon, rreth 40 euro, ka ngjallur reagime të shumta në vend sidomos nga bandat e muzikës pop, të bëra të famshme në gjithë Azinë pikërisht për mënyrën tepër provokuese të veshjes së tyre. Madje femrat e famshme “kanë provokuar” duke postuar në rrjetet sociale foto me minifunde “të jashtëligjshme” duke deklaruar se një gjobë s’mund t’u imponojë lirinë e veshjes.
Edhe policia nuk është dakort me këtë ligj, “Sigurisht, ne nuk do të dalim me metër në dorë dhe të masim minifundet, fundet apo fustanet e cdo femre”, është shprehur për mediat një drejtor i lartë i policisë në Seul.
Edhe babai i presidentes aktuale, që udhëhoqi vendin vendin nga viti 1963 deri në vitin 1979, vendosi një ligj që ndalonte fundet dhe fustanet 20 centimetër mbi gju.
Illyrians Page.
No comments:
Post a Comment