Saturday, March 9, 2013

I shpenzoi 6 milione euro per luks dhe iku pa paguar borxhet

Gjykata e qytetit Nanterreu, në afërsi të Parisit ka dhënë urdhër për konfiskimin e tre dollapëve nga apartamenti i hotelit të princeshës saudite Maha Al-Sudairi. Gjësendet e vlefshme që gjenden në apartament do të shiten për tu mbuluar shpenzimet në shumë prej 6 milionë eurove që ajo i ka bërë gjatë qëndrimit të saj në Paris. Ajo është vendosur në hotelin Shangri-La në dhjetor të vitit 2011. Në kryeqytetin francez ajo kishte arritur me 60 përcjellës dhe asistente.

Deri në largimin e saj nga ky hotel, në maj të vitit 2012, janë grumbulluar 6 milionë euro të faturave të papaguara për racione të shtrenjta, stoli dhe transport me vetura luksoze. Maha kishte marrë me qira tërë katin e shtatë të hotelit në pjesën ekskluzive të Parisit, kurse firmën Cinquieme Etoile e ka angazhuar sa i përket kujdesit për ushqimin e saj, transportin dhe larjen e rrobave.

“Çdo ditë ia kemi dërguar 30 automobila. Ende presim që të na paguajë për këtë. Borxhi ka arritur në 1.5 milion euro”, deklaroi drejtori i Cinquieme Etoile. Princesha Al-Sudairi është larguar nga Parisi më 17 maj, një ditë pasi mori lajmin për vdekjen e bashkëshortit të saj.

Sipas vlerësimeve, vepra arti, stoli dhe veshje që gjenden nëpër dollapët e hoteli ku ka banuar ajo vlejnë diku mes 10 e 12 milionë eurove, gjë që mjafton për mbulimin e borxheve të bëra. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment