Sunday, March 10, 2013

Kuriozitete dhe mistere mbi buzëkuqin.

 

 Buzëkuqi është një objekt te cilin mendojmë se e njohim mire, por ne fakt mbi te ka shume mistere. Je disa kuriozitete për te.

1. Ne Greqinë antike, i kuqi i buzëve ishte atribut i prostitutave. Femrat e tjera e shmangnin këtë produkt bukurie.
...
2. Ne kohen e Perandorisë romake, buzëkuqi përdorej për te treguar rangun social te personit qe e përdorte. Kishte edhe meshkujve i lyenin buzët.

3. George Washington-i, presidenti i pare i Shteteve te bashkuara, ne disa raste vendoste buzëkuq si dhe pudër apo makijazh.

4. Ne vitin 1770, Parlamenti anglez tentoi te krijonte një ligj, i cili te ndalonte përdorimin e buzëkuqit. Ky projekt parashikonte: “Femrat qe shpallen fajtore për përdorim te produkteve kozmetike për te joshur meshkujt me qellim qe ata te martoheshin me to, do gjykoheshin si magjistare.” Fatmirësisht ai ligj nuk u votua.

5. Ne vitin 1915, ne Kensas, përdorimi i buzëkuqit konsiderohej si vepër penale duke qene se krijonte përshtypje te këqija.

6. Gjate kurorëzimit ne vitin 1952, Elizabeta II përdori një ngjyre buzëkuqi te veçante krijuar posaçërisht qe t’i përshitej fustanit te saj. Buzëkuqi quhej “The Balmoral Lipstick”.

7. Ne vitet 2000, një studim ka treguar se 70% e francezeve përdornin buzëkuq. Për amerikanet kjo shifër shkonte ne 80%.

8. Gjate Luftës se dyte botërore, te gjitha kozemtikat jepeshin me racion, përveç buzëkuqit. Pse? Sepse Winston Churchill-i mendonte se ky produkt bukurie lidhej se tepërmi me moralin.

9. Pasi njerëzit kane dale nga kampet e përqendrimit, dhuratat me te përdorura për gratë ishin buzëkuqet.

Pra buzëkuqet, përveçse aksesorë, me kalimin e viteve janë shndërruar edhe ne simbole te besimit, bukurisë dhe feminilitetit. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment