Tuesday, March 19, 2013

Mafiozët rusë zbarkojnë në Qipro të shoqëruar nga një “ushtri” truprojash për të siguruar depozitat e tyre!


RusetBurime informative që vijnë nga Qipro bëjnë me dije se rusët “zbarkuan” në Qipro!
Mësohet se menjëherë pas vendimit të Eurogroup për konfiskimin e një përqindje të konsiderueshme të depozitave bankare, mafioz rusë kanë zbarkuar në Qipro me avionë personal Jet të shoqëruar nga një “ushtri” mafiozësh (truproja) për të siguruar kapitalet e tyre që gjenden në bankat e Qipros.
 
Ardhja emergjente e rusëve ka frikësua së shumti qeverinë e Qipros, e cila tashmë ndodhet në mes dy vatrash, asaj të Gjermanisë e cila insiston konfiskimin urgjent të depozitave dhe të Putin-it i cili ka paralajmëruar se në të kundërt do të ketë reagime shumë të ashpra. Gjithashtu, zbarkimi i mafiozëve rusë në Qipro ka frikësuar policinë e vendit, pasi baronët e parasë së “pisët” kishin gjetur mbështetje në sistemin bankar të Qipros, por kurrsesi ata nuk do të bien dakord që ky shtet t’ua konfiskoj ato! Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment