Thursday, March 21, 2013

Mbledhje e jashtëzakonshme e Europgru; zgjidhje ose dalje nga euro për Qipron, Athina i “ngul” thikën pas shpine!


 
KaliKriza ekonomike e sistemit bankar në Qipro, ka kaluar çdo kufi, duke e lënë në “klasë” atë të Greqisë!
Është përcaktuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Eurogup për sonte në orën 20:00 me temë diskutimin e programit të shpëtimit të ekonomisë së Qipros me huazim të brendshëm për të financuar sistemin bankar që është rrënuar tashmë!

 
Nëse Refuzohet plani i propozuar nga Qipro, siç u refuzua nga Trojka huazimi i vendit nga Rusia, atëherë të gjitha mundësit janë aktive, deri dhe dalja nga eurozona këtë fundjavë.
Qipro e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asnjë qindarkë të vetme për t’u konfiskuar nga depozitat bankare, siç parashikonte vendimi i Eurogroup, më 16 mars i cila u diktuar nga Gjermania.
Plani i Qipros përfshinë këto pika:
- Krijimi i fondit të investimeve që do të përfshijë:
- Fondi i Solidaritetit, ku aty do të mblidhen të gjitha të hollat/kapitalet që do të ofrohen nga ente dhe organizma të gatshëm si për shembull Kisha dhe të
- Fondit që do të mbledhë të gjitha rezervat e kursimeve te fondeve të sigurimeve shoqërore dhe organizatave bankare.
Ndërkohë nga ana tjetër, ka befasuar vendimi i qeverisë greke, vendim i konsideruar si “thikë pas shpine”, ku me anë të cilit nuk pranon çeqe të lëshuar nga cilado bankë qipriote edhe nëse ato do jenë çeqe të velfhsme dhe të saktë.
Sipas dokumentit të Fodnit të Depozitave dhe Kredive për Zyrën e Taksave (transaksionet ndërbankare me garanci nga Fondi i shtetit), u jep udhëzime për Administratorët e Besuar të mos pranojnë (!) Kërkesat e bankave qipriote për të bërë pagesat ndaj shtetit me çeqe e lëshuar nga bankat e këtij shteti, Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment