Saturday, March 23, 2013

Pamje tmerri! Lufta e mbrëmshme me kallashnikov dhe pistoleta e 5-së shqiptarëve të arratisur


 
Lufte 1Armatimi i shqiptarëve të arratisur ishte i rëndë!
Betejë e vërtet në burgun e Trikalas në Greqi, ku dëgjohen qartë shkëmbi i zjarrit me breshëri kallashnikovi, pistoleta etj. Kameramani dhe gazetari i një sajti të qytetit grekë, u shokua në momentin kur dëgjonte shkëmbimin e breshërive të armëve automatike.
 
Burime për Illyrians Page, njoftojnë se edhe bashkëpunëtorët e pesë shqiptarëve të arratisur ishin të armatosur deri në dhëmb dhe të vendosur për çdo situatë! Ata ishin organizuar me makina dhe motorë dhe i prisnin të burgosurit nga jashtë burgut që sapo të dilnin të largoheshin me mjetet që prisnin momentin e përshtatshëm.
Ndërkohë siç dhe do të shikoni në pamjet në vijim, në situatë alarmante mbërritën në vendngjarje forca të shumta policore të cilat menjëherë u vunë në ndjekje të arratisurve dhe të bashkëpunëtorëve të tyre.
Policia e qytetit të Trikalës është përforcuar nga forcave të shumta policore nga rajonet të qyteteve përreth me skuadra speciale të cilat gjatë gjithë natës kanë vazhduar ndjekjet nëpër ara, zonën dhe të gjithë fshatrat përkthe burgut por deri në këto momente nuk kanë mundur të identifikojnë asnjë nga të burgosurit dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët ishin të armatosur shumë rëndë.
Mësohet se gjatë largimit të makinave me të arratisurit dhe bashkëpunëtorët e tyre, në një moment u përballën me autobusin e force të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke, ku shqiptarët nuk ngurruan të hapnin zjarr duke shoshitur autobusin, por pa plagosur asnjë policë.
Nën frikën e revoltës së përgjithshme në burgjet greke, Ministria e Rendit dhe ajo e Drejtësisë, kanë vënë në gatishmëri të larët burgjet e e Koridalos, Trikalës, Korfuzit, Diabata në Selanik, të Shën Hania dhe Alikaranasou.Illyrians Page.

Ndiqni në vijim momente e shkëmbit të zjarrit midis policisë dhe të burgosurve:




 

No comments:

Post a Comment