Saturday, March 9, 2013



 
vajza  Pas skandalit më të fundit të Zyrës Federale të Punës në Gjermani, ku aishte shpallur një lajmërim që kërkonte të punësonte prostituta, mediat kanë nxjerrë në dritë edhe më shumë fakte rreth këtij biznesi. Kështu shërbimi “escort girls” ofronte vajza për meshkuj jo vetëm për të shijuar shampanjë dhe për të shkuar në restorante të shtrenjta me pesë yje, por edhe për seks. Në faqen e internetit të agjencisë, klienti mund të përzgjedhë mes dhjetëra grave, që kanë vendosur profilin. Çmimet variojnë nga 200 euro për një darkë dhe 400 euro për një takim erotik ndëersa në fundjavë shkon deri në 3 mijë euro, natyrisht shpenzimet e tjera janë të klientit.
Njëra prej vajzave, Adrienne S., 42 vjeç, e quan veten “High Class Escort” dhe ka rrëfyer për mediat punën e saj. Ajo thotë se takohet dy deri në tre herë në javë me meshkuj kundrejt pagesës. Me ta shkon për shembull në koncerte. Më pas shkojnë nëpër restorante dhe përfundojnë në krevat. “Klientët e mi janë shumica single. Rreth 30 përqind janë të martuar,” tregon ajo. “Zakonisht takohemi në hotele luksoze”.
 
Adrienne thotë se punon në këtë zanat prej shtatë vitesh dhe jeton prej tij ndërsa rrëfen se klienti më i ri i saj ishte 20 vjeç dhe më i vjetri 91

No comments:

Post a Comment