Saturday, March 23, 2013

Qipro, nuk armatosin ushtarët e gardës, frikë për revoltë të armatosur!


 
CYPRUS INDEPENDENCE DAYSituata shpërthyese dhe krejt e paparashikueshme në Qipro ka shokuar mbarë sistemin botërorë ekonomikë!
Për shkak të kësaj situate dhe të zemërimit të madh të popullit qipriot pas refuzimit të konfiskimit të depozitave bankare nga parlamenti i vendit, të cilën e konsideroi si vjedhje të hapur të parave të tyre, anulohet nën frikën e revoltës së armatosur stërvitja e ushtarëve të rinj në radhët e gardës së vendit të programuar nga 26 deri më 29 mars.

 
Për analistët ushtarak të cilët kanë fokusuar vëmendjen e tyre në Qipro, kjo është qartë frikë e autoriteteve ushtarake për të armatosur rekrutët e rinj të gardës, pasi i gjithë populli edhe radhët e ushtrisë mund të përdori armët ndaj tradhtarëve të rinj të Qipros! Kjo përforcohet edhe më shumë pas djegies së flamurit gjermanë nga ushtarët e gardës së Qipros.
Në njoftimin e saj Ministria e Mbrojtjes së Qipros njoftoi vendimin e ministrit Foti Fotiu dhe të aprovimit të këtij vendimi nga ana e krerëve më të lartë të Forcave të Armatosura të vendit dhe të vetë shefit të gardës, për shkak të situatës shumë të tensionuar në vend, morën vendimin “që të mos zhvillohet stërvitja e armatosur e gardës kombëtare ashtu siç ishte parashikuar nga data 26 deri më 29 mars 2013. Të gjithë rekrutët –ushtarët e rinj të gardës- duhet të paraqiten rregullisht në orën e përcaktuar të stërvitjes për të kontrolluar aftësitë ushtarake dhe to të lirohen një orë pas paraqitjes. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment