Tuesday, March 26, 2013

Serbët turne nëpër Shqipëri. Do të vizitojnë Skënderbeun

BEOGRAD- Serbia po përgatit një ofertë të veçanta për qytetarët serbë, të cilët do të organizojnë një turne nëpër disa qytete, përfshirë këtu Tiranën, Krujën dhe Durrësin. Çmimi i kësaj turneje deri tek monumenti i Skënderbeut shqiptar kushton 135 euro për person, përfshirë tre net me mëngjes dhe udhëtimin me autobus nga Beogradi në drejtim të Krujës.
Sipas gazetës “Blic” kryeqyteti shqiptar, Tirana është një qytet i bukur me sheshe, bulevardet e mbushura plotë me njerëz miqësorë që jetojnë 24 orë, dhe është një nga bastionet e fundit të ekzoticizmit të Ballkanit.
“Pas mbërritjes në Dibër në mëngjes, një qytet i vogël që ishte qendra e rajonit të origjinës së paraardhësve të Skënderbeut, turneja vijoi në Ohrit dhe më pas në Durrës ku do të vizitojnë një nga Amfiteatrin dhe Muzeun Etnografik.
Shkojmë po ashtu në drejtim të kantinës se verës “Skënderbeu”, ku produktet janë të famshme sidomos vera, rakia, dhe konjaku”,- shprehen organizatorët.
“Në Tiranë, vizitojmë Muzeu Kombëtar, pastaj edhe bulevardin e Skënderbeut, heroit kombëtar. Në vijim të ekskursionit turistët serbë do të vizitojnë Krujën, vendlindjen Skënderbeut, shkruan “Blic”. Kruja është një qytet në pjesën qendrore të Shqipërisë, me rreth 10.000 banorë, të cilët kanë mbetur si një simbol i rezistencës ndaj hegjemonisë turke. Ky qytet i ka ngritur shumë monumente heroit të tyre kombëtar. Ndër to është Muzeu i Historik.” Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment