Thursday, April 4, 2013

Doli Greqia nga eurozona?, ja kartëmonedhat e reja kombëtare të dhrahmisë! (foto)


 
Dhrahmi 1Ka pushtuar mediat e vendit, publikimi i një dezanjuesi i cili ka publikuar krijimin e tij të fundit, që janë kartëmonedhat e dhrahmisë, mediat e lidhin këtë me daljen e Greqisë nga eurozona.
Artisti Pavlos Batikiotis, ka dezanjuar në formë elektronike kartëmonedhat kombëtare të Greqisë, që s’është tjetër veç dhrahmia, duke përfshirë në to figurat më të shquara të historisë së Greqisë, si Odyssea Eliti, Maria kallas, filozofi Kornilio Kastoriadi etj.


Publikimi i këtyre kartëmonedhave qoftë dhe në formë elektronike, bëhet në një moment kur në vend po vlon bujshëm diskutimi i kthimit të Greqisë në monedhën e saj kombëtare, në dhrahmi pasi ekonomia e vendit është rrënuar plotësisht dhe nuk duken dirtë në fund të tunelit, ku papunësia ka arritur shifra marramendëse, më shumë se 28.5 %.

Vetë artisti deklaroi: “Fillova t’i krijojë si me shaka… Në fund e mora seriozisht! Mendoj se monedha duhet të jetë e bukur, sepse është edhe ajo pasqyrë e një vendi. Ndoshta është shembulli më përfaqësues i vlerës dhe elegancës së një populli… !”. Illyrians Page.
Dhrahmi 5

 

No comments:

Post a Comment