Wednesday, April 10, 2013

Skandal i turpshëm i politikës shqiptare! Rezoluta çame ishte miratuar në 2004-ën, nuk e dinte askush!!!


 
CameriaSkandal i turpshëm i politikës shqiptare! Rezoluta çame ishte miratuar në 2004-ën, nuk e dinte askush!!!
Nga Afrim Krasniqi
Absurditet i radhës në parlamentin shqiptar! Pasi mbahet prej katër muajsh në debat (komisione dhe grupe parlamentare) rezoluta mbi Çamërinë sot “zbulohet” se ajo është miratuar më 2004! Nuk e dinte askush, përfshirë kryetaren e Kuvendit, e cila më 2004 ka qenë zv/kryetare! Nuk kishte parë askush as arkivat dhe as materialet e parlamentit, as lajmet dhe as gazetat. Madje as vetë PDIU e cila ka dy vjet që flet e flet për rezolutën si sukses e sfidë historike.
Çfarë ka ndodhur? Vërtetë u zbulua tani? Apo frika e ikjes së PDIU majtas/djathtas i bëri palët të hapin arkivat?
Sa serioze janë partitë me çështjen çame dhe sa vlerë ka rezoluta kur asnjë prej tyre që e kanë votuar, nuk e mbanin mënd ekzistencën e rezolutës? Një mbyllje “dinjitoze” e një legjislacioni parlamentar që nisi me pazarin e Ndroqit për pragun zgjedhor me katër votat e aleatit të ri politik dhe po mbyllet me mbijetesën përmes 3 votave të trafikuara si dhe pazarin konsensual për zhvleftësimin e problematikës çame dhe retorikës nacionaliste! Dikush duhet të japë dorëheqje, dikush duhet të kërkojë ndjesë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për akte të tilla që e bëjnë parlamentin sa qesharak aq edhe formal, jokompetent dhe spekulativ. Illyrians Page.

No comments:

Post a Comment