Sunday, June 16, 2013

Shqipëria, kostelacioni i thyer evropian!

euShqipëria, kostelacioni i thyer evropian!
Nga – Dionis Xhafa
Përpara se të nis të hedh mendimin tim mbi atë çka kam dashur të shpreh, dua të sqaroj titullin që kam vendosur ti vë kësaj përsiatje.
Fjala “kostelacion” do të thotë një grupim yjor në një qiell, ashtu sikundër është ngjashëm edhe flamuri i Bashkimit Evropian, një qiell blu me yje të shteteve anëtare.
Shqipëria, shteti ynë është një pasuri dhe një kostelacion brenda për brenda kostelacionit të madh evropian, mirëpo ajo dallon përmes disa tipareve, të cilat do të mundohem ti argumentoj si më poshtë.
Së pari, duhet thënë dhe ditur se Shqipëria është një shtet evropian dhe në zemër të saj. Shqiptarët presin me padurim të jenë pjesë e familjes natyrale, prej së cilës rrjedha historike i ka impostuar. Shqiptarët mbi të gjitha duhet të jenë të përgatitur si evropianë, që nënkupton se duhet ta duan Evropën dhe BE-në, me të mirat dhe të këqijat e saj, me “Nobelin në qafë” e deri tek kriza e thellë.
Së dyti, Shqipëria është një vend ku përplasja mes botës Lindore dhe asaj Perëndimore është mjaft e prekshme dhe besoj se që të jemi të gatshëm për në Unionin Evropian, duhet së pari një shpirt perëndimor dhe një mendësi e tillë, por gjithashtu edhe kultura lindore aty ku është prezente të jetë e bazuar në modernizim dhe një burimi shpirtëror fetar të orientuar drejt ideve përparuese.
Së treti, problemi shqiptar sa i përket stadit aktual në të cilën gjendemi lidhur me aspiratën tonë për në Bashkimin Evropian, besoj se vjen nga historiografia shqiptare, pasojat e rënda politike dhe afatgjata që kemi përjetuar si popull dhe për një ecuri të mëtejshme, këta pasoja historike në kohë duhen eliminuar sa më pak në të ardhmen.
Së katërti, nacionalizmi i thellë shqiptar shpesh nuk lejon atë që Evropa e ka ABC-në e filozofisë së saj, socializimin me popujt fqinjë.
Jam i idesë se patriotizmi i pastër çon drejt përparimit në çdo aspekt, sidomos në raport me Evropën, ndërsa nacionalizmi çon në izolim bashkëpunimi me fqinjët tanë, shumica e të cilëve janë në rrugëtim të përbashkët me ne.

Socializimi në mes popujve, shkruan Habermas në “Ah, Evropë” është një politikë që Bashkimi Evropian e ka vënë si prioritet, kjo për shkak se një socializim i popujve evropianë e ngre peshën e BE-së në arenën ndërkombëtare të politikës botërore, duke u bazuar pikërisht tek supranacionalizmi. Kështu, solidariteti dhe bashkëpunimi është më i madh dhe BE-ja bëhet më e fuqishme si strukturë organizative.

No comments:

Post a Comment