Monday, July 1, 2013

Zbulohet testi parandalues i depresionit për gratë-nëna



Zbulohet testi parandalues i depresionit për gratë-nëna
Një test, që kushton vetëm 10 paund, i cili jep paralajmërime paraprake në lidhje me depresionin pas-lindjes, është krijuar nga shkencëtarët britanik.

Ai do të lejojë gratë të kenë një trajtim të hershëm, i cili mund të ndalojë sëmundjen që mund t’i përfshijë. 1 nga 7 nënat e reja vuajnë nga depresioni, i cili mund të ketë një impakt serioz mbi to dhe mbi fëmijët e tyre.

Në raste ekstreme, gratë kanë kryer vetvrasje, ose kanë vrarë fëmijët e tyre.

Testi, i cili është i pari në botë, mund të shpërndahet në mbarë botën brenda 5 vitesh. I rekomanduar gjatë fazave të hershme të shtatzanisë, ai përdor disa pika gjaku, për të treguar nëse gruaja ka gene problematike, të cilat mund ta rrezikojnë atë.



Kërkuesit e Universitetit Warwick, pasi kanë zbuluar këtë, do të dalin sot në mediat britanike për të thënë se ky test mund të revolucionarizojë kujdesin ndaj grave shtatzëna.

“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ka prova se, nëse arrin të identifikosh rrezikun ndaj një gruaje qysh herët, mund ta trajtosh atë, ose të marrësh masa paraprake për të ndalur procesin e sëmundjes”, tha lideri i ekipit kërkimor, Dimitris Grammatopoulos. “Depresioni pas-lindjes është një çrregullim i parandalueshëm në shumicën e rasteve”.

Pavarësisht se dhjetra mijëra pacientë janë sëmurur cdo vit, nuk ka pasur ende mënyra të besueshme për ta spikatur këtë sëmundje më herët.

Nënat, zakonisht marrin ndihmë vetëm kur simptomat - përfshi këtu irritimin, humbjen e oreksit, trishtimin dhe ndjenjat e pavlefshmërisë - shfaqen të avancuara.



Fëmijët e tyre mund të vuajnë gjithashtu, për shkak të mungesës së kujdesit dhe afeksioni në vitet e para i vendos ata përpara një risku edhe më të madh, për t’u hasur me vështirësi emocionale në vitet e mëtejshme. Illyrians Page

No comments:

Post a Comment