Thursday, April 11, 2013

“Mbetje osmane… ” nuk është e A. Davutoglut!


 
Feti“Mbetje osmane… ” nuk është e A. Davutoglut!
Akademik Feti MEHDIU
Peticioni i 127 intelektualëve shqiptarë kundër marrëdhënieve shqiptare-turke…, me insinuatat se: “… ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme… shqiptarët ishin populli më i persekutuar i Perandorisë”… e cila ”… shkaktoi tragjedi dhe drama… “e mandej, se “… ekspertët turq përbëjnë një agresion kulturor që godet boshtin kurrizor të kombit… cenon ADN-në e kombit shqiptarë…”, etj., nxori në shesh shumëçka. Ndër ta edhe faktin se intelektualët tanë, nuk kanë vullnet të mjaftueshëm të shërbehen me vepra origjinale – edhe kur janë të botuara; aq më pak me burime arkivistike. Si pasojë e kësaj është fajësimi i ministrit të punëve të jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu, se i quan shqiptarët “mbetje e Perandorisë Osmane” apo “Mbetje Osmane…), duke u mbështetur në përkthimin shqip, jo me kujdesin e merituar, të veprës së tij.
 
Ky atakim ndaj autorit të veprës Thellësia strategjike, Davutoglu, ( Shkup, 2010 – botimi shqip, ) zuri vend edhe në media elektronike dhe të shkruara në hapësirën shqiptare. Prandaj për të mos i trash gabimet konsideroj se duhet paraqitur opinionit shqiptarë, atij profesional shkencorë dhe më gjerë, thelbin e këtij keqkuptimi.
Shkaktar është përkthimi jokorrekt në gjuhën shqipe i fjalës: bakiye.
Davutoğlu thotë: “ Türkiye`nin Balkanlar`daki siyasi etki temeli Osmanlı bakiyesi Müslüman topluluklardır”, (bot. i 77, 2012, Istanbul,), që M. Hoxha e përktheu: “Themeli i ndikimit politik të Turqisë në Ballkan janë popullsitë myslimane si mbetje osmane.” Në vend se ta përkthente: “Esenca, themeli i ndikimit politik i Turqisë në Ballkan është: ekzistenca (vazhdueshmëria, a mbijetesa) e popujve mysliman si rezultat i sundimit osman.” (Kjo i referohet – më poshtë – shqiptarëve dhe boshnjakëve!)
Lëshimi i përkthyesit është se fjalën: b a k i y e; një fjalë arabe, e cila kuptimin themelor e ka: përjetësi, pavdekshmëri, qëndrueshmëri, vazhdimësi; (huve-l-baki!) e më pastaj ka edhe kuptimet: Suficit, saldo, gjësend i lënë, i mbetur… etj., gjë që është dashtë ta ketë parasysh përkthyesi dhe të përdor kuptimin që korrespondon me natyrën e tekstit konkret.
Kjo nuk i përket autorit të librit; Davutoğulu; është pakujdesi e procedurës në publikim.
davut

 

No comments:

Post a Comment